Pogba vazhdon të ketë dyshime me Unitedin, por është i kënaqur që po luan

12 Gusht 2019

Paul Pogba thotë se akoma ka dyshime lidhur me Manchester Unitedin, mirëpo është duke u argëtuar me bashkëlojtarët e tij aktualë.

Gjatë gjithë verës është spekuluar se mesfushori francez do të largohet nga Old Traffordi, me Real Madridin dhe Juventusin që kërkojnë shërbimet e tij.

Ndërkohë, 26-vjeçari i ndihmoi Unitedit ta demolonte Chelsean (5-0) në ndeshjen e parë të sezonit 2019/2020 në Ligën Premier.

Paul Pogba në ndeshjen kundër Chelseat (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Përherë jam i kënaqur kur luaj futboll. Po e bëj atë që dua, është puna ime”, ka thënë mesfushori në një prononcim për RMC Sport.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Paul Pogba

“Është thënë shumëçka dhe vetëm koha do të tregojë. Ka akoma dyshime, por siç thash, jam në Mançester”.

“Po argëtohem me bashkëlojtarët e mi, gjithmonë dua t’i fitoj ndeshjet dhe të jap maksimumin”, ka thënë ai më tej. /Telegrafi/

www.telegrafi.com