Polemikat për penalltinë e Juventusit në fund, ish-arbitri italian: Nuk ishte 11-metërsh, Ricoli e tha vetë që…

13 Shkurt 2020

Milani dhe Juventusi e mbyllën në barazim ndeshjen mes tyre, e cila ishte e vlefshme për gjysmë-finalen e parë në Kupën e Italisë.

Një ndeshje e cila dhuroi spektakël, por edhe polemika të shumta. Bardhezinjtë barazuan në minutën e 91’, teksa Ronaldo kthehu në gol një penallti të fituar vetë, pas prekjes me dorë nga Kalabria.

Pikërisht ky episod ngjalli polemika të shumta, teksa në analizën e tij, ish-gjyqtari i italian, Ticiano Pieri u shpreh: “Për mua nuk ishte penallti.

Ricoli në një takim që ka pasur me arbitrat para pak kohësh, ka diskutuar një rast identik si ky sot, të ndodhur në ndeshjen Kaljari-Bresha, tha se nuk ishte penallti. E njëjta gjë vlen edhe për rastin e sotëm”, u shpreh Piero.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan