Policia londineze publikon pamje të reja të sulmit ndaj Kolasinacit dhe Ozilit nga një kënd tjetër

06 Nëntor 2019

Janë publikuar pamjet e reja të sulmuesit që hajdutët bënë ndaj Sead Kolasinacit dhe Mesut Oizlit në këtë verë.

Dyshja e Arsenalit ishin sulmuar nga dy persona të maskuar, derisa mesfushori gjerman kishte edhe familjen e tij me vete në makinë.

Kolasinac është përshkruar si një hero në mediat sociale pasi luftoi kundër dy hajdutëve, të cilët u përballën me boshnjakun pas tentimit për të grabitur veturën e Ozilit.

Ndërkohë, gjermani mbeti në veturën e tij Mercedes G-Class 4×4 së bashku me gruan e tij Amine, e cili gjithashtu thuhet se ishte në makinë në kohën e incidentit.

Mediat angleze kanë publikuar tani pamjet e reja nga grabitja e armatosur që ndodhi në këtë verë.

Lexo po ashtu: Dy të akuzuar për grabitjen në tentativë që iu bë dy yjeve të Arsenalit, Kolasinac dhe Ozil

Kolasinac shihet duke u vërsulur drejtë hajdutëve, derisa këta të fundit filluan të largoheshin me vrap.

Dy personat e maskuar ishin me një skuterë dhe më pas e panë që boshnjaku ishte rezistent dhe nuk zmbrapsej nga ta. /Telegrafi/

#JAILED | Two men plead guilty after attempting a brazen robbery in #Hampstead.

CCTV footage shows they didn't hesitate to draw a weapon when making demands but didn’t bargain on being challenged. One victim stood his ground and fought the suspects off 👉 https://t.co/x1PURsQ6sz pic.twitter.com/7fLmlp8dDA

— Metropolitan Police (@metpoliceuk) November 6, 2019

www.telegrafi.com