Poloni – Senegal, sytë nga Lewa – Sane

19 Qershor 2018

Polonia dhe Senegali mbyllin sot pasdite ndeshjet e para të një prej grupeve më të hapura të këtij Botërori. Në stadiumin “Spartak” të Moskës sytë do të jenë drejtuar të gjithë nga ylli i Bayern Munchen Robert Lewandowski dhe ai i Liverpool Sadio Mane.

Pasi shkëlqyen në fazën kualifikuese, polakët do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në Rusi dhe në tri ndeshjet e fundit miqësore para nisjes së Botërorit nuk njohin humbje (2 fitore dhe 1 barazim) duke shënuar plot 9 gola. Megjithatë shqetësim mbetet mbrojtja, pasi skuadra ka arritur të ruajë portën e paprekur në vetëm një ndeshje nga pesë të fundit. Mbrojtësi kryesor Kamil Glik është i dëmtuar dhe nuk është se ka shumë alternativa.

Senegali luan Botërorin e dytë në historinë e tij, por këtë vit ka në përbërje një grup lojtarësh që provojnë veten e tyre çdo javë në kampionatin anglez. Afrikanët nuk do të jenë një kundërshtar i lehtë, dhe vijnë në Rusi me vetëm 1 humbje në pesë ndeshjet e fundit, ku kanë marrë 1 fitore dhe 3 barazime. Ndërsa nuk kanë humbur asnjë nga 9 ndeshjet kualifikuese, duke pësuar vetëm 3 gola. Ky do të jetë takimi i parë mes dy skuadrave.

Lojtarët kyç

Sfida mes yllit bavarez Lewandowski dhe atij të Reds-ave Mane me siguri që do të intrigojë të gjithë, me shpresën se do të vazhdojnë të shënojnë edhe në kombëtare siç kanë bërë gjatë gjithë vitit me klubet e tyre.

Shifra

Polonia ka shënuar 2 ose më shumë gola në 9 nga 10 ndeshjet kualifikuese ndërsa në 7 prej tyre ka pësuar edhe gol. Por në fazën finale të Botërorit Polonia nuk ka arritur të gjejë golin në 6 nga 8 ndeshjet e fundit, ku gjithmonë i ka hubmur ato takime.

Senegali ka ruajtur të paprekur portën në katër ndeshjet e fundit ndërsa ka humbur vetëm 1 takim nga 5 të luajtur në historinë e vet në finalet e një Botërori, ku ka edhe 2 fitore e 2 barazime./EDS/

Formacionet e mundshme

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan