Portieri i kombëtares siriane Ibrahim Alma ka bërë një goditje origjinale nga zona në ndeshjen ndaj Kinës që drejtohet nga Marcello Lippi. Futbollisti 26-vjeçar ndërsa duhej të ekzekutonte topin nga zona e tij, vendosi që ta gjuajë me dorën e djathtë dhe jo me këmbë.
Alma e gjuajti sa kishte fuqi dhe loja vazhdoi normalisht. Në këtë rast kujtojmë që ai ka vepruar njësoj sikurse volejbollistet kur gjatë ndeshjes gjuajnë shërbimet.
Video e këtij momenti fantastik është komentuar dhe vlerësuar nga tifozët dhe jo vetëm ndërsa ka bërë edhe xhiron e internetit. /EDS/