Portieri i Atalantas, Sportiello pozitiv me coronavirus

24 Mars 2020

Portieri i Atalantas, Marco Sportiello, iu nënshtrua sot testeve dhe ka marr përgjigjje se është pozitiv me coronavirus.

Ai është futbollisti i parë i prekur nga Atalanta.  Klubi i Atalantas njoftoi se Sportiello nuk ka simptoma dhe se do të vijojë të qëndrojë në karantinë derisa të plotësojë 14 ditë nga momenti i sotëm.

Ai nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, pasi aktualisht është mirë.

Qyteti i Bergamos është më i prekuri nga coronavirusi në Itali.

Pikërisht në ndeshje ndaj Atalantas, dyshohet se u infektuan disa futbollistë të Valencias, të cilët ishin të parët që rezultuan pozitivë në La Liga. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com