Portieri i Manchester City-t pajiset me pasaportë të Kosovës

19 Tetor 2018

Portieri i Manchester City-t, Arijanet Muriqi është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe nga nëntori do të jetë pjesë e përfaqësues më të re. 19-vjeçari, që më parë kishte luajtur për U21 të Malit të Zi, ka zgjedhur t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Më 12 tetor ai aplikoi për pasaportën e Kosovës në Konsullatën e Kosovës në Zurich të Zvicrës dhe për një javë është pajisur me të. 19-vjeçari tani është portieri i skuadrës së Manchester City-t dhe e ardhmja e tij duket e ndritur.

Muriqi ka lindur në Zvicër, por ka prejardhje nga Mali i Zi, përkatësisht nga Rozhaja. Po ashtu, ka luajtur tri ndeshje për U-21 të Malit të Zi. Megjithatë ai vendosi të braktisë Malin e Zi për të përfaqësuar Kosovën dhe në ndeshjet e nëntorit do të jetë pjesë e ekipit të Bernard Challandes, që është duke shkëlqyer dhe është shumë afër fitimit të grupit në Ligën e Komeve. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan