Porto ”pushton” Moskën, Schalke ngec në Stamboll (VIDEO)

24 Tetor 2018

Porto kryeson e vetme grupin D të Champions League pasi janë luajtur gjysmat e ndeshjeve. Portugezët morën një fitore të madhe në Moskë kundër Lokomotivës duke shënuar 3 gola e pësuar vetëm 1, me rusët që humbën fillimisht edhe një penallti dhe e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak.

Manuel Fernandes humbi një shans të artë për të kaluar vendasit në avantazh kur Iker Casillas bëri një pritje fantastike për t’i mohuar golin nga pika e bardhë, gjë që nuk e bëri Marega kur Portos iu akordua një 11-metërsh, ndërsa Herrera shënoi golin e dytë në harkun e nëntë minutave. Lokomotiva shkurtoi diferencat që në pjesën e parë me anë të Miranchuk, por vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë Corona mbylli llogaritë duke shënuar golin e tretë pë Porton, me rezultatin që nuk do të ndryshonte më deri në fund.

Në ndeshjet tjetër të grupit D, Schalke bëri gjithçka mirë kundër Gallatasarayt përveç golit, duke u ndalur në një barazim pa gola që i mundësoi Portos të kyesojë e vetme. Gjermanët ishin dominues në Stamboll, por nuk i shfryrtëzuan rastet që krijuan dhe u detyruan të kënaqeshin me një pikë./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan