REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
"E di se nuk pëlqehem shumë, sepse kam shqetësuar shumë presidentë..."

Prandelli mund të rimarrë drejtimin e Italisë, por ka kushte

16 Dhjetor 2017 22:23

Ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, mund të rikthehet në stolin e kombëtares fqinje. Më saktë, ai ka lënë të hapur mundësinë e marrjes së kësaj detyre, që aktualisht është më e vështira e mundshme për çdo trajner italian. 

Gjithsesi, gjërat nuk janë kaq të lehta. Ai ka deklaruar se fillimisht Federata duhet t’i plotësojë disa kushte të caktuara. “Kombëtaren nuk mund ta refuzosh. Ju e dini se do të kthehesha me vrap te Italia, por duhet që propozimi të vijë nga njerëz të cilët kanë një projekt të qartë".

Prandelli e di mirë se çfarë reputacioni ka. "Nuk është se pëlqehem shumë në Itali, sepse kam shqetësuar shumë presidentë apo drejtues klubesh. Sidoqoftë, një ditë do të drejtoj sërish në Itali”, - ka shtuar ai.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Pubilkohet renditja e FIFA-s

Shqipëria e Kosova në drejtime të kundërta, Gjermania në majë

18 Janar 2018 13:02

FIFA ka publikuar klasifikimin mujor të Kombëtareve dhe Shqipëria është ngjitur me dy pozicione në klasifikim, duke u renditur në këto momente në vendin e 60-të. Fitorja në miqësoren me Turqinë ka pasur impaktin e vet në këtë lëvizje, ndërkohë që kuqezinjtë ndeshjen e radhës e luajnë ndaj Norvegjisë. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka pësuar zbritje me një shkallë dhe tani pozicionet e 178-ta.

Në 10 vendet e para të renditjes së FIFA-s nuk ka lëvizje. Gjermania renditet në vendin e parë në klasifikim, ndjekur nga Brazili dhe Portugali që mbyll podiumin. Argjentina është e katërta dhe Belgjika mban vendin e pestë.

Kroacia është kombëtarja që ngjitet me dy pozicione si ne dhe tashmë është e 15-ta, pas Italisë. Kroatët kanë parakaluar Anglinë që zbret me një pozicion, ashtu si edhe Meksika pas tyre. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ish-sulmuesi brazilian flet lidhur me shanset që ka për të qenë protagonist në Botërorin 2018

Pato me sytë nga Rusia, pret ftesën e trajnerit të Brazilit

17 Janar 2018 18:34

Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ushqen ende dëshiron të luajë në një kampionat botëror. Aktualisht, 28-vjeҫari luan larg kontinentit europian me kinezët e Tianjin Quanjian. “Patoku” nuk është thirrur që nga viti 2013 nga asnjë prej trajnerëve të Kombëtares së Brazilit.

Ai nuk është zgjedhur në asnjë prej ndeshjeve të fazës kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018” për zonën e Amerikës së Jugut. Në plan të parë, duket se tekniku i “Selecao”-s, Tite nuk ka asnjë plan t’i telefonojë sulmuesit Pato, por braziliani mbetet gjithmonë optimist.

“Mendoj se ka mbetur ende kohë për Kampionatin Botëror. Mendoj se duhet të punoj dhe të përqendrohem te puna ime në Kinë. Dhe nëse shfaqet mundësia do të jem shumë i lumtur. Unë punoj 100% për t’u kthyer te ekipi i kombëtares braziliane. Mendoj se ky është qëllimi im. Mund të luaj një ndeshje miqësore ose diçka tjetër që ka të bëjë me ekipin kombëtar, kështu që mund të demonstroj punën time sërish trajnerit Tite”, deklaron për faqen sportive “Omnisport”.

Ndeshja e fundit e Patos me fanellën e “Kanarinave” daton në 15 tetor 2013 kundër Zambias. Karriera e lojtarit mori një kthesë dramatike në të njëjtin vit kur la “San Siron” për të luajtur në Brazil me Corinthiasin dhe Sao Paolon.

Ish-ishulli i tifozëve të Milanit u rikthye në dy vitet e fundit në Europë me klubet e Chelsea-t dhe Villareal-it. Destinacioni i tij i fundit është Kina, ku ka shënuar 15 gola në 24 ndeshje me ekipin Tianjin Quanjian./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
"Ia nguli thikën të vëllait pas shpine"

Është trajneri i ri i Uellsit, por i ati ndien neveri nga ai

16 Janar 2018 13:46

Djali i tij Ryan Giggs është trajneri i ri i Uellsit, por i ati Danny Wilson ndihet i turpëruar nga ai sepse ia nguli thikën të vëllait pas shpine.

Ikona e Manchester United u zgjodh si tekniku i “Dragonjve” për 4.5 vitet e ardhshme.

Zhgënjimi lidhet me skandalin e marrëdhënies jashtëmartesore të ish-kapitenit të “Djajve të kuq” me kunatën e tij Natasha Giggs në vitin 2011.

Në media u bë publike edhe lidhja e uellsianit me ish-konkurrenten e” Big Brother” në Britaninë e Madhe Imogen Thomas.

 “Unë duhet jem babai më krenar në botë, më i lumtur se kurrë për ato ҫfarë ai (Ryan Giggs) ka arritur, por i ndihem i poshtëruar prej tij. Madje as emrin nuk mund t’i lejoj vetes t’ia përmend. Thjesht i them ish lojtari”.

Gigs pagoi 150.000 £ për ndalimin e publikimit të informacionit.

“Si vëllai i madh ai duhej t'i ruante krahët vëllait të tij, jo t’i ngulte thikën pas shpine. Ai tradhtoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme dhe nuk është aq burrë sa të kërkojë falje për të”, tha për “The Sun” ish-lojtari i rugby-t Danny Wilson.

Kunata e tij, Natasha tha se ajo abortoi fëmijën e Ryan-it, pak para se të martohej me të vëllanë e tij.

Giggs u nda nga bashkëshortja e tij në vitin 2014, pas publikimit të marrëdhënieve jashtëmartesore të fituesit të dy Ligave të Kampioneve me fanellën e United.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesin uruguain tregon se si i ka përjetuar dy nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me kombëtaren

Suarez rrëfen: Kafshimi ndaj Chiellinit? Ju tregoj përse e bëra

15 Janar 2018 16:39

Luis Suarez ka vendosur të tregojë variantin e tij. E bënë këtë në një intervistë të gjatë, dhënë për shokun e tij të ekipit Gerard Piqué, në rolin e pazakontë të gazetarit. Sulmuesi i Uruguait flet për dy episodet që shënuan dy Kupat e Botës të fundit: “Hendbollin” në momentin e penalltisë kundër Ganës2010 dhe kafshimin e famshëm ndaj Giorgio Chiellinit kundër ItalisëBrazil 2014. "Gjëja e parë që mendova, ishin për pasojat që do kisha".

TREGIMI – Po luhej ndeshja çerekfinaleKupës së Botës 2010, midis Uruguait dhe Ganës. Luis u sakrifikua, duke pritur topin me dorë, pak metra afër traversës. Kjo gjë i kushtoi, atij kartonin e kuq, në minutën e fundit të kohës shtesë, por Gyan humbi penalltinë dhe Uruguai triumfoi, duke kaluar në gjysmëfinale (duke u mposhtur nga Holanda).

"Ndjenja ishte shumë e çuditshme kur u largova nga fusha me Ganën. Isha disi i dekurajuar, por vendosa të harroja çdo gjë, dhe vendosa të festoja për arritjen tonë. Mora përsipër rrezikun, dhe u kritikova sepse nuk kisha respektuar fair-play, por unë nuk kisha goditur askënd, për këtë u gëzova, sepse kisha marrë përsipër një rrezik, që u shpërblye".

KAFSHIMI - Dhe nëse Luis nuk ndihet fajtor për rastin e “hendbollit” me Ganën, është gjithçka ndryshe, për rastin e kafshimit ndaj Chiellinit, gjatë Uruguai-Itali. Një ndeshje vendimtare, për kualifikimin në raundin tjetër të Brazil 2014 (kjo ishte ndeshja e fundit e fazës në grup). Ky veprim i çmendur i kushtoi uruguaianit skualifikimin nga të gjitha ndeshjet e Premier League për 4 muaj (në atë kohë luante te Liverpool) dhe 9 ndeshje ndërkombëtare pezullim. "E kuptova menjëherë atë që kisha bëra, nuk festova as te goli Godinit që na dha kualifikimin, sepse në mendjen time, ishin pasojat e këtij veprimi ... Në dhomat e zhveshjes, pas kualifikimit, gjëja e parë që bëra ishte, telefonata me gruan time që ndodhej në Brazil bashkë me fëmijët e mi - vazhdon Luis. - Doja të mohoja, qaja, ulërija: në dhomat e zhveshjes ishte një atmosferë e trishtë, me lojtarët që kontrollonin celularët e tyre, në pritje të ndonjë vendimi, sepse kishim frikë nga pasojat, një moment i dhimbshëm për mua dhe për ekipin”./EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment