PRAPASKENA/ Atletiko Madrid i ofroi kontratë sulmuesit të njohur pasi kishte arritur marrëveshje me Suarezin

25 Shtator 2020

Atletiko Madrid i ka ofruar Edinson Kavanit një kontratë një vjeçare me opsionin edhe për një vit tjetër. Sipas “Goal”, oferta e ekipit spanjoll ka ardhur disa ditë pasi Atletiko kishte rënë dakord për transferimin e Luis Suarezit.

Ekipi madrilen zyrtarizoi sot afrimin e Suarezit nga Barcelona për 6 milionë euro. Gjithsesi për të marrë Kavanin në skuadër, Atletiko duhet të shesë në fillim.

I sakrifikuari mund të jetë Diego Kosta pasi ekipi spanjoll nuk i përballon dot rrogat e tre sulmuesve.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com