Prej tij pritet një punë e pastër… Arbitri i Botërorit me zanatin e pazakontë

Në gjithë industrinë e futbollit gjyqtarët janë të vetmit që bëjnë edhe një punë të dytë. Sepse, përveç se në rastet kur gjykon ndeshjet në kampionatet më të rëndësishëm në botë, honoraret që sigurohen nga kjo punë nuk mjaftojnë për të mbajtur familjen. Dikur shumica e arbitrave ishin edhe mësues të edukimit fizik, të tjerë punonin në industrinë e sigurimeve shoqërore/ Të dielën pastaj, fushë më fushë për t’I rënë bilbilit…

Edhe Gabriel Victoria, nga Panamaja, nuk arrin të përballojë shpenzimet e muajit vetëm me punën e gjyqtarit në kampionatin vendas. Kështu që prej 25 vitesh “rrumbullakos rrogën” duke pastruar rrugët.

Por duke filluar nga 14 qershori, ndoshta dhe pak më herët, duhet t’I marrë leje punëdhënësit të tij për t’u shkëputur. Jo sepse ka shumë stress në punë, por sepse do t’I duhet të shfaqet në Rusi pasi është pjesë e grupit të arbitrave që do të gjykojnë ndeshjet e Kupës së Botës.

Gabriel bëhet kështu gjyqtari i parë anësor që do të përfaqësojë vendin e tij në një Botëror. Për katër javë, pak a shumë, do të duhet të bashkohet me një grup kolegësh shumë më të ngritur, por mbi të gjitha, do të ketë të bëjë me yjet e futbollit botëror. Të cilët kanë një rrogë shumë herë më tëmadhe se sa Victoria merr nga Agjencia për Pastrimin Urban në Panama.

Por e sigurt është që kjo nuk do të jetë përvoja e parë ndërkombëtare e panamezit, i cili ka qenë i pranishëm më parë në Botërorin U-17 dhe atë U-20, si dhe në Kupën e Amerikës së vitit 2016. Por sot skena ku do të ngjitet është shumë më e rëndësishme, pasi duhet të mbajë lart nderin e vendit të tij. Me pak fjalë, duhet të bëjë një punë të pastër.

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan