Prekazi publikon listën për dy miqësore, ndërrim i gjeneratës te Kosova U21

11 Mars 2019
Prekazi publikon listën për dy miqësore, ndërrim i gjeneratës te Kosova U21

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, e ka publikuar sot listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen gjatë këtij muaji në Turqi.

Ndeshjen e parë Shpresat e Kosovës do ta luajnë kundër Turkmenistanit, më 24 mars, derisa dy ditë më vonë do të luajnë kundër Maltës.

Kosova U21 është në rinovim pasi që shumica e lojtarëve që ishin në edicionin e kaluar nuk kanë më të drejt loje.

Shpresat e kryen detyrën duke nxjerrë lojtarë për ekipin e parë si Lirim Kastrati, Visar Bekaj, Dren Feka, Valmir Sylejmani, Arbenit Xhemaili e Idriz Voca, janë disa që janë ftuar edhe te Kosova A.

Perkazi tani do të tentojë që të zbulojë ndonjë talent tjetër, që do t’i kryejë në të ardhmen punë përzgjedhësit Bernard Challandes. /Telegrafi/

www.telegrafi.com