Premia të majme për lojtarët e Niklit nëse e kalojnë TNS-në

16 Korrik 2019

Futbollistët e Feronikelit vazhdojnë të vargojnë sukseset në fushë dhe njëkohësisht të pasurojnë xhirollogaritë e tyre.

Kapiteni Lapidar Lladrovci ka zbuluar shumën e premive për çdo raund që kalojnë në Ligën e Kampionëve.

Feronikeli ka rastin e artë të kalojë sonte kampionin e Uellsit, TNS, do të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

“Kryetari (Naser Ramaj) na ka premtuar 25 përqind të çdo shumë së fituar të klubit në Ligën e Kampionëve, por ne nuk e kemi përqendrimin këtu”, ka thënë ndër të tjera Lladrovci, para takimit të sotëm, shkruan Gazeta Olle.

Nëse eliminon TNS-n, Feronikeli fiton 280 mijë euro nga UEFA, ku 70 mijë prej tyre do t’u takonin lojtarëve, sipas premtimit të dhënë nga presidenti i Feronikelit. Kjo i bie që lojtarët do të përfitonin nga 2500-4000 euro secili.

www.telegrafi.com