Premier League, 5 dështimet e muajit gusht

07 Shtator 2018

Gushti muaji i shpenzimeve të çmendura në Premier League? Në Londër dhe Manchester kanë filluar të bëjnë disa pyetja, duke parë se shuma totale e disa blerjeve nuk është e pakët: 206 milionë euro, që rrezikojnë të “digjen” nga futbolli i gushtit. Një e katërta e kësaj shifre i përket Arsenal-it, që deri tani kanë siguruar një dyshe anonime.

Leno

Mjafton të mendosh për Leno-n. I blerë për të qenë…. rezervë. 25 milionë euro, që Arsenal pagoi duke mposhtur konkurrencën e Napol-it. Akush nuk i vë në dyshim cilësitë e tija, me përjashtim të Emery, që vazhdon të preferojë Cech, pavarësisht disa gabimeve. Deri tani një dështim: zero minuta.

Torreria

Dështimi i dytë i verës është Torreira, i cili ka qenë një nga kryesorët e Sampdoria-s së Ferrero-s. Edhe në këtë rast, Arsenal ka paguar klauzolën për ta marrë në Londër. Por, të paktën deri tani, investimi i bërë nuk ka dhënë frytet e pritura. Përkundrazi, ish-mesfushori i Samp-it vjen mbrapa Guendouzi që ofron më shumë garanci për Emery, i cili gjithsesi duhet të justifikojë lënien e 50 milionë eurove në stol. Vetëm 118 minuta në fushë.

Felipe Anderson

Felipe Anderson po vuan lojën fizike të futbollit anglez dhe këmbënguljen e trajnerit Pellegrini për ta aktivizuar si mesfushor krahu në skemën 4-4-2. Braziliani ka vuajtur në këtë pozicion edhe te Lazio, në një kampionat me ritme më të ngadaltë se ai anglosakson. E vështirë që kjo situatë të ndryshojë, vetëm nëse ndryshon trajneri. Duhen 15 milionë euro për të shkarkuar Pellegrini-n, por edhe 38 milionë të paguar për brazilianin rrezikojnë të kthehen në një investim të dështuar. 332 minuta dhe një asist nuk janë një rendiment i kënaqshëm.

Mahrez

Talenti i burgosur te Leicester, është bllokuar edhe në Manchester? Deri më tani, paraqitjet e Mahrez me ekipin e Guardiolas janë kufizuar në 167 minuta nga 360 në dispozicion, duke marrë parasysh edhe Community Shield. Asnjë gol dhe asnjë asist. Ishte e arsyeshme të pritej diçka më shumë, duke pasur parasysh se blerja e tij, në fakt, ka absorbuar pothuajse të gjithë buxhetin e kampionëve të Anglisë, të cilët kanë shpenzuar 68 milionë për ta patur në ekip.

Fred

50 milionë euro, tri ndeshje dhe asnjë gol ose asist. Fantazist apo mesfushor i krahut të djathtë, Fred nuk ka shkëlqyer në asnjë nga këto dy pozicione. Një fillim sezoni anonim për një futbollist që duhej të kishte qenë motori i Jose Mourinho-s në këtë sezon dhe deri më tani ka dështuar, duke humbur besimin e tifozëve të cilët tashmë preferojnë Pereira-n. Nuk do të jetë e lehtë ringritja. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan