Premier League për rekord, shpenzime të frikshme në 40 ditë

Premier League për rekord, shpenzime të frikshme në 40 ditë

Klubet e Premier League-s janë të paarritshme në këtë merkato verore, kur bëhet fjalë për shpenzimet për futbollistë të rinj. Skuadrat angleze kanë harxhuar 1.330.320.000 në 40 ditë, ndërkohë që kanë rekuperuar nga shitjet shumën e 391.167.000 milionë eurove. Kjo shifër është më pak se sa 1/3 e harxhimeve për të afruar futbollistë të rinj.

Shpenzime të tilla tregojnë tendencën klubeve angleze, që të afrojnë futbollistët më të talentuar dhe të mos ta kenë vëmendjen te shitjet e lojtarëve që të mund të përfitojnë më shumë ekonomikisht. Por karakteristikë e Premier League-s është që nuk ka nevojë që një klub të shesë futbollistë e të dalë me fitim.

Aktualisht, Premier League ka një distancë të dukshme sa i përket blerjeve, duke harxhuar dyfishin, krahasuar me klubet e Bundesliga-n (447 milionë) dhe Ligue 1 (394.636.387 €) dhe më shumë se sa La Liga me shpenzime, 738.820.000 €. Kampionati që i afrohet është Serie A me blerje që kanë kaluar 1 miliardë euro (1.013.050.000 €). Vetëm në Angli është mbyllur merkatoja verore.

Nga të gjitha ekipet e Premier League-s, tri prej tyre kanë pasur një bilanc pozitiv (më shumë hyrje se sa dalje kapitali); Tottenham që as ka blerë dhe as ka shitur, Newcastle me +19 milionë euro dhe Watford që ka fituar 26 milionë euro në këtë merkato të verës. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.