Presidenti Agnelli ëndërron Zidane-n te Juventus

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 11:50
Francezi jo më i pëlqyer te Reali

Zinedine Zidane e ka Juventusin si pjesë të fatit të tij, edhe si trajner.

Presidenti Andrea Agnelli po vëzhgon me kujdes zhvillimet te Real Madridi dhe ëndërron kthimin e francezit në Torino. Ndoshta tekniku i “galaktikëve” mund të ulet në stolin bardhezi, menjëherë pas Masimilliano Allegri-t.

Deklaratat e bëra nga vetë Zidane nxisin drejtuesin bardhezi të mendojë kështu.

“Unë jam një nga të shumtët këtu te Reali, thjesht kalimthi. Kam kontratën deri në 2020, por kjo nuk do të thotë asgjë”.

Sezoni zhgënjyes i madrilenëve mund ta përshpejtojë largimin e francezit. Në Torino gatishmëria është maksimale. Për më tepër që vetë Zizou e ka thënë: “Një ditë do të kthehem”.

Me Realin, tekniku ka fituar një La Liga, dy Champions League, po aq Superkupa Uefa dhe Botërore për Klube, përveç Superkupës së Spanjës.

Fiksimi dhe arsyet e kësaj zgjedhjeje, Milani ka ''piketuar'' sulmuesin e ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Prill 2018 12:03

Të kërkosh të kualifikohesh në Champion League duhen shumë fitore dhe ato vijnë prej golave. Milani ka vuajtur këtë sezon në këtë aspekt, pasi ka shënuar në 34 javë të kampionatit vetëm 44 gola. Një shifër e ulët, mesatarisht pak më shumë se një gol për ndeshje. Drejtuesit e klubit e dinë se duhet të ndryshojnë diçka në këtë aspekt, por nga ana tjetër nuk kanë luksin të shpenzojnë sikurse ndodhi verën e shkuar. Lojtarët e afruar nga merkato nuk është se kanë dhënë diçka në kampionat.

Nikola Kalinic ka shënuar pesë gola, ndërsa Andre Silva në Serie A ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë, po aq sa Bonuçi dhe Romagnoli që luajnë si qendërmbrojtës. Shënuesi më i mirë i kuqezinjve në kampionat është Patrick Cutrone me shtatë gola të realizuar, ndërkohë që nga një më pak kanë shënuar Suso dhe Bonaventura, për të cilët është një shifër e mirë. Këtë verë detyra kryesore është që të gjendet njeriu gol.

Verën e shkuar u tentuan lëvizje “big”, por Morata e Aubameyang bënë zgjedhje të tjera, duke shkuar në Angli, kurse Belotti mbeti në Torino. Ky i fundit është sërish një objektiv dhe madje në media është raportuar se në tratativa mund të përfshihet edhe Cutrone, një lojtar i kthyer në një nga më të dashurit për tifozët. Dzeko është një tjetër dëshirë e kuqezinjve, ndërkohë që së fundmi po ushtrohet presion për të marrë nga Sevilla kolumbianin Luis Muriel shkruan “Tuttosport”.



Sulmuesi 27-vjeçar është një dëshirë e hershme e kuqezinjve. Në Europë ai e ka nisur te Granada në Segunda Divizion, për të kaluar në Serie A te Lecce. Në fakt ai ishte blerë nga Udinese, që e dërgoi në huazim te këto ekipe dhe në verën e vitit 2012 veshi fanellën e bardhezinjve. Shënoi 11 gola në sezonin e parë me ta, ndërkohë që për të pati oferta të shumta, derisa e bleu Sampdoria. Verën e shkuar Sevilla pagoi 20 milionë euro.

Milani e ka kërkuar edhe më parë dhe tanimë është kthyer sërish në modë. Por pse duan pikërisht Muriel kuqezinjtë? Kostoja është një nga arsyet dhe për kolumbianin nuk duhet një shumë e madhe për ta transferuar. Nuk është se shënon shumë gola, këtë vit në Spanjë ka realizuar 7 herë, duke luajtur në 16 ndeshje si titullar (26 në total) në La Liga. Sulmuesi ka cilësia të mira teknike dhe Gattuso kërkon lojtarë të tillë në skuadrën e tij, ndërkohë që kolumbiani mund të luajë shumë mirë si sulmues i parë dhe i dytë.

Besohet shumë që ai mund të shpërthejë dhe një faktor tjetër që shtyn Milanin për ta blerë është fakti që ai e njeh shumë mirë kampionatin italian. Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar, pasi kuqezinjtë e kanë parë shumë mirë se si Andre Silva e ka pasur të vështirë në Seria A dhe i ëshët dashur kohë e gjatë për të realizuar golin e parë. /EDS/

Milan nuk humb kohë, duhet përforcuar me çdo kusht sulmi! Ja objektivat

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 20:19

Tashmë që sezoni futbollistik është drejt fundit, sikundër klubet e tjera edhe Milan po mendon për lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës, në mënyrë që të përforcojë organikën e saj. Sulmi është reparti që ka më shumë nevojë për ndryshim dhe drejtuesit kuqezi kanë identifikuar ata lojtarë që mund të transferohen sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Emil Forsberg dhe Memphis Depay.


Aktualisht Milan renditet në vendin e shtatë në Serie A, ku reparti më problematik ka qenë sulmi, duke u renditur në vendin e dhjetë për golat e shënuar këtë sezon, dhe në këtë mënyrë ndryshimi në repartin e sulmit është i nevojshëm në mënyrë që të luftojnë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raportohet nga Calcionews24.com, drejtori sportiv i Milanit Massimiliano Mirabelli ka identifikuar Forsberg dhe Depay si objektivat kryesore të sulmit të klubit këtë merkato vere.


Forsberg këtë sezon është aktivizuar si mesfushor-sulmues për ekipin gjerman të Leipzig, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asist në 21 ndeshje të Bundesligës. Lojtari ka qenë nën vëzhgimin e ekipit kuqezi edhe gjatë merkatos së kaluar. Në anën tjetër, Depay ka qenë në formë të shkëlqyer për Lyon ku ka shënuar 15 gola dhe 11 asist në 32 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon, ku gjithashtu ka shënuar gola fantastik, siç ishte goli mahnitës kundër kampionëve të Ligue 1 Paris Saint-Germain në muajin shkurt . Milani ka nisur tashmë negociatat me Lyon në lidhje me Depay dhe klubi francez kërkon 35-40 milionë euro për ta lënë të lire “xhevahirin” me vitlindje 1994. /EDS/

Interi synon të blejë mesfushorin e Barcelonës, por ka një problem financiar

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 20:13
Nesër vendoset e ardhmja

Interi dëshiron që të firmosë me Rafinha Alcantara-n, lojtar që është shumë i lumtur te zikaltërit dhe që po bën një performancë të shkëlqyer duke treguar se është një nga lojtarët më të mirë që ka në dispozicion Luciano Spalletti. Por nga ana tjetër, klubi italian e kupton se vlera e rënë dakord me klubin e Barcelona-s në atë kohë, për shitje-blerjen 35 milionë euro plus një bonus prej pesë milion euro, është një ekzagjerim i vërtetë dhe ata do të përpiqen që të ulin vlerën në ditët në vijim.

Inter beson se 25 vjeçari, më i riu i vëllezërve Alcantara, ka një karrierë interesante përpara, por ekonomia e tyre nuk e lejon atë për të përmbushur investimin, prandaj duan të reduktojnë sa më shumë të jetë e mundur marrëveshjen e nënshkruar me klubin e Barça-s, në teori, ata ishin të detyruar që të afronin brazilianin.

Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, miku personal i Ariedo Braida, konsulenti ndërkombëtar i Barcelonës, mban kontakte të vazhdueshme me klubin katalanas dhe ditën tjetër do të bëjnë një takim për të parë se cila do të jetë e ardhmja e Rafinha-s.

Interi dëshiron të pohojë se vetë lojtari duket mirë për të vazhduar në San Siro, ku ai ka luajtur një rol udhëheqës në këtë sezon. Në të vërtetë, basti i tij për të lënë Barça-n ishte të përpiqej të bindte Tite-n, trajnerin e Brazilit, që ta llogarisë atë për Botërorin e Rusisë që do të zhvillohet në verë.

Piero Ausilio gjithashtu dëshiron të përfitojë nga fakti se Interi nuk është në dijeni se Rafinha ka oferta të tjera apo nëse te Barça ka pasur të interesuar nga klubet e tjera. Ata duan që të jepet një "çmim i drejtë” për Rafinha-n për shkak se ata janë të interesuar, por pa bërë çmendurira ose të paguajnë 35 milionë siç kanë rënë dakord në janar plus bonusin nëse zikaltërit kualifikohen për në  Champions League. Aktualisht skuadra e Luciano Spalletti është e pesta në tabelë, një pikë prapa Lazio-s dhe Roma-s, dy klubet e kryeqytetit italian. /EDS/

VIDEO | Tërbohen tifozët, përplasje me lojtarët para stërvitjes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 14:42
Humbja e fundit e Juventus-it me Napolin i ka tërbuar

Humbja e fundit me Napolin nuk është pritur mirë nga tifozët e Juventusit, që presin reagim nga skuadra e tyre në përballjen me Interin. Por duket se gjërat kanë dalë disi jashtë kontrollit, pasi së fundmi në qendrën sportive të Vinovo ka pasur tension mes një grupi tifozësh të Juventusit dhe lojtarëve bardhezi. Para stërvitjes ka patur një përplasje mes tyre dhe dyshes Marchisio-Sturaro, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe koret kontestuese.

Më pas kanë mbërritur forca policorë për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërkohë që anëtarë të grupit “Tradizione” kanë pasur një takim edhe me Buffon-in dhe më pas janë dëgjuar këngë mbështetëse për ekipin. Gjithashtu tifozët kanë folur edhe me Higuain, ndërsa të tjerët pas stërvitjes janë larguar. Nga ana e Drughi ka pasur një mesazh mbështetës të martën, teksa në ambientet ku stërvitet ekipi ishte shpalosur mesazhi: “Ne me zë, ju me zemër: fitojmë!”. /EDS/