Presidenti i Bundesligës jep lajmin e hidhur: Edhe edicioni tjetër pa tifozë

29 Qershor 2020

Bundesliga ka përfunduar me shumë spektakël edhe pse mungesë e madhe ishin tifozët fantastikë në shkallët e stadiumeve.

Padyshim që stadiumet në Gjermani janë më atraktivët sa i përket tifozëve që çdo javë dinë të dhurojnë spektakël me koreografi të ndryshme e atmosferë të jashtëzakonshme.

Por pas rifillimit të Bundesligës, kampionati elitar gjerman ka përfunduar me Bayernin kampion ndërsa për përfundimin e këtij sezoni është shprehur i lumtur presidenti Christian Seifert.

“Ky është një moment special, por edhe një moment i çuditshëm. Askush nuk ka përjetuar ndonjëherë një sezon si ky, pa tifozë, pa festime, pa vërshëllima, kjo është një atmosferë e çuditshme”, deklaroi Seifert.

Christian Seifert. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

“Por fakti që ne sot mbyllim kampionatin është një arritje e madhe. Bundesliga ishte kampionati i parë që rifilloi. Po, duket ndryshe dhe ndjesitë janë të ndryshme. Por kjo ishte e vetmja Bundesligë e mundshme për t’u realizuar”.

Numri një i Bundesligës ka deklaruar se së paku edhe fillimi i edicionit të ardhshëm do të jetë me stadiume boshe në Gjermani.

“Mbështetni ekipet tuaja përsëri në sezonin e ardhshëm. Sezoni i ri do të duket su ky i fundit të paktën në fillimin e tij”, përfundoi Seifert. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com