Presidenti i Federatës së Letonisë akuzon: Kishte veprime të dyshimta

Presidenti i Federatës së Futbollit të Letonisë, Kaspars Gorkšs i ka cilësuar si të dyshimta veprimet e futbollistëve të Luftëtarit në ndeshjen me Ventspils. Gorkšs, i cili ka qenë një mbrojtës beson se bluzinjtë nuk kanë patur motivimin e duhur, ndërsa sqaroi se deri në këto momente nuk ka patur asnjë raport nga UEFA.

“Për momentin, në UEFA nuk është dorëzuar asgjë. Nuk ka dyshim për faktin se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo organizatë për të shqyrtuar drejtësinë e lojës, për të shkëmbyer informacion dhe për të inkurajuar përdorimin e sanksioneve të mundshme ndaj atyre që janë përgjegjës”, u shpreh presidenti Kaspars Gorkšs.

Luftëtari-Ventspils – “Nëse unë kam për të shprehur mendimin tim subjektiv, kjo ndeshje dhe sidomos veprimet e lojtarëve të ekipit vendas duken qartë të dyshimta. Për shumë vite kam qenë mbrojtës dhe e di se në disa episode lojtarët sigurisht nuk kanë vepruar si profesionistë. Edhe gjuha e trupit të lojtarëve tregoi mungesë të vetëmotivimit. Nuk është sekret që të diskutosh para ndeshjeve është një goditje e madhe në sportet e sotme, veçanërisht në futboll”.

UEFA – “Deri tani, ne nuk kemi marrë ankesa, parashtresa apo raporte të UEFA-s për ndeshje të dyshimta në kampionatin e Letonisë. Megjithatë, ne mbledhim dhe analizojmë të gjithë informacionin në dispozicion, si dhe mbajmë parasysh zhvillimet e fundit në këtë fushë. Ne ftojmë të gjithë të raportojnë tek federata për çdo veprim që synon manipulimin e rezultateve të ndeshjeve. Çdo informacion mund të jetë i dobishëm dhe do të vihet në veprim në mënyrë që të sillet para drejtësisë”, shtoi ai. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan