Presidenti i Interit, Zhang: Icardi nuk ka asnjë shans të bashkohet me Juventusin

18 Shkurt 2019

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka insistuar se nuk ka asnjë shans që sulmuesi Mauro Icardi të bashkohet me Juventusin.

Spekulimet që lidhin Icardin me një kalim shokues te Juventusi janë intensifikuar pasi Fabio Paratici refuzoi të përjashtojë një marrëveshje për sulmuesin e Interit , në mes të bllokimit të tij me Nerazzurët.

Megjithatë, Zhang tha pas takimit të bordit të klubit të hënën se sulmuesi argjentinas nuk ka asnjë shans të kalojë të rivalët e urryer.

Lexo po ashtu: Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici: Nuk kemi pasur kontakte me Icardin, Zaniolon jemi duke e monitoruar

“Në futboll, kurrë nuk mund të thuash kurrë të bërit biznes me Juventusin”, ka thënë fillimisht Zhang.

Icardi së bashku me presidentin Steven Zhang

“Megjithatë, në këtë rast të veçantë nuk ka asnjë shans që Icardi të shkojë te Juventusi”.

“Ne biseduam shumë javën e kaluar dhe duam t’i japim fund kësaj historie”.

Lexo po ashtu: Marotta i kundërpërgjigjet Paraticit të Juventusit: Nuk e shesim Icardin, për Dybalan shohim në verë

“Jemi duke negociuar një rinovim me Interin, por filozofia jonë është se grupi është gjithmonë më i madh se individi”.

“Kampanja jonë e transferimeve gjatë verës së ardhshme do të jetë më e mirë se e fundit”, përfundoi presidenti i Interit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com