Presidenti i Interit, Zhang: Tifozët të mos shqetësohen, Icardi është kapiteni ynë

11 Janar 2019

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka thënë rinovimi i Mauro Icardit pritet të vijë pasi ai është kapiteni i tyre dhe nuk kanë probleme mes vete.

Ndalesa ndërmjet agjentëve të Icardit dhe Interit duket se po dilte nga duart, mes raportimeve se sulmuesi nuk do të rinovonte kontratën e tij dhe Wanda Nara duke pohuar se të dy palët ishin ‘shumë larg’.

Kjo u pasua nga sulmuesi duke e bërë të qartë lojalitetin e tij me Wandan, por Zhang këmbëngul se nuk ka arsye për tifozët të shqetësohen për humbjen e kapitenit të tyre.

Lexo po ashtu: Gruaja e Icardit i konfirmon zërat për mos rinovimin e kontratës: Jemi shumë larg me Interin, katër klube e duan

“Gjithçka është mirë [me Icardin] për momentin. Është normale që gazetat të flasin gjatë kësaj periudhe negociatash”, ka thënë fillimisht Zhang për Calciomercato.com.

Icardi dhe presidenti Zhang

“Icardi është kapiteni ynë dhe ne do të flasim për kontratën e tij, por nuk ka probleme midis nesh dhe nuk do të ndikojmë nga ato që thonë gazetat”.

“Ne patjetër se do të flasim me të, ai është një profesionist i vërtetë”.

Lexo po ashtu: Marotta: Tifozët duhet të jetë të qetë për Icardin

“Tregu i janarit nuk paraqet mundësi të mëdha, por nëse ka ndonjë, ne do t’i marrim ato”, përfundoi presidenti i klubit.

Edhe drejtori i sportit, Beppe Marotta shtoi: “A mund t’i siguroj tifozët për rinovimin e Icardi? Absolutisht, tifozët mund të sigurohen”. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan