Presidenti i La Liga: Juventus, Inter dhe PSG po ”drogojnë” merkaton

Akuza të rënda ndaj PSG, por edhe sidomos kundër dy “mbretëreshave” të merkatos italiane (dhe ndoshta evropiane): Juventus dhe Inter. Ato vijnë nga Presidenti i La Liga, Javier Tebas, i shqetësuar ndoshta nga ajo që konsiderohet si ndërhyrje nga udhëheqësit e klubeve italiane gjatë negociatave për Cristiano Ronaldon, në njërin rast, dhe Luka Modric, në rastin tjetër:

“Ajo që na duhet të pyesim veten është se si është e mundur që këto klube nuk hezitojnë të bëjnë shpenzime marramendëse në merkato. Po ndodhin gjëra që nuk duhet të ndodhin. Dhe unë i referohem PSG, por edhe Juventus-it me Cristiano Ronaldo-n, apo Interi-t me Modric. Inter, i cili nuk ka para për të marrë lojtarë, ia lejon vetes të shpenzojë kaq shumë për rrogën e Modric.

“Kush e di se ku i merr këto para. ”- ka deklaruar për mikrofonin e ABC. “Nuk jam i sigurtë për Juventus, sepse duhet ta kuptojmë më mirë operacion e CR7. Por, në rastin e Interi-t me Modric, është e qartë se ka diçka të çuditshme. I njëjti diskutim edhe për PSG me Neymar. Parizienët janë njësoj si Manchester City: shoqëri që destabilizojnë tregun dhe futbollin. Tifozët spanjollë duhet ta kuptojnë këtë”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.