Presidenti i Lyonit, Aulas: Mourinho na refuzoi, pasi tashmë ka zgjedhur klubin e ri

10 Tetor 2019

Jose Mourinho refuzoi interesimin e Lyonit për t’u bërë trajneri i ri i tyre sepse ai tashmë ka gjetur një klub tjetër ka deklaruar presidentit Jean-Michel Aulas.

Portugezi, i cili u shkarkua sezonin e kaluar nga Manchester Unitedi, ende nuk është rikthyer si trajner që nga largimi i tij nga Old Trafford.

Në vend të kësaj, ish-trajneri i Real Madrid është si analist duke bërë paraqitje të rregullta në televizion ndërsa hidhte aludime për të ardhmen e tij.

Ekipi i madh nga Ligue 1, Lyon, shkarkoi Sylvinhon të hënën pas vetëm një fitoreje në nëntë ndeshjet e tij të fundit në krye dhe Aulas e kishte identifikuar Mourinhon si një shënjestër për të marrë drejtimin e klubit.

Lexo po ashtu: Mourinho refuzon Lyonin

Sidoqoftë, duke folur para reporterëve përmes një konference telefonike për lajmet, 70-vjeçari zbuloi se ish-trajneri i Chelseat dhe Interit i refuzoi ata për shkak të një pune tjetër të zgjedhur tashmë.

“Kemi pasur disa shkëmbime mjaft të lezetshme me mesazhe”, ka thënë fillimisht Aulas.

“Ishte bukur për të gjithë. Ai nuk e pranoi propozimin tonë për t’u takuar sepse ai tashmë ka zgjedhur një klub tjetër”, përfundoi presidenti i Lyonit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com