Presidenti i Lyonit e bënë të paqartë të ardhmen e Depay: Nuk është vetëm Barcelona, edhe Roma e kërkon me ngulm

07 Shtator 2020

Memphis Depay është njëri nga lojtarët kryesor të Lyonit në vitet e fundit.

Sulmuesi holandez pas transferimit nga Manchester United e ka bartur barrën kryesore të klubit, por ai ka vendosur të largohet këtë verë nga kampioni i shumëfishtë i Francës.

Trajneri holandez Ronald Koeman e dëshiron me ngulm transferimin e tij te Barcelona, por kjo gjë nuk është e thjeshtë.

Ka qenë presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas që për Telefoot ka zbuluar se në garë fuqishëm për lojtarin është edhe Roma.

Memphis Depay . (Photo by Franck Fife/Pool via Getty Images)

“Roma ka shprehur interesim të madh për lojtarin, por edhe Barcelona. Do të pranojmë ofertën më të mirë”, ka deklaruar Aulas.

26-vjeçari ka një kontratë me Lyonin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe ka kërkuar largimin nga klubi pasi dëshiron të luaj në garat evropiane.

Lyon do ta lejoj largimin e kapitenit nga skuadra, por për ta bërë një gjë të tillë kërkon 45 milionë euro. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com