Presidenti i Napolit, De Laurentiis: Nuk do ta blija kurrë Icardin

11 Qershor 2019

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka përjashtuar një lëvizje për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, por e la derën hapur për James Rodriguez.

Kolumbiani dhe Hirving Lozano, janë shfaqur si dy nga objektivat kryesore të skuadrës italiane në tregun e transferimeve këtë verë, ndërsa argjentinasi thuhet se do të qëndrojë në Itali nëse ai largohet nga nerazurët.

“Unë nuk do të blija atë kurrë”, u përgjigj Aurelio De Laurentiss kur është pyetur në lidhje me transferimin e Icardit.

Aurelio De Laurentiis (Foto: Napoli/Twitter)

Megjithatë, presidenti i Napolit ishte më i hapur kur u pyet për marrëveshjet e mundshme për mesfushorin e Real Madridit dhe yllin e PSV-së.

Lexo po ashtu: Katër klube pas Mauro Icardit – situata e secilit klub me bisedime, pagë dhe kërkesa të lojtarit

“Do të shohim,” u përgjigj shkurtazi numri një i skuadrës italiane.

Gazzetta dello Sport shkruan se Napoli duhet t’i paguajë rreth 80 milionë euro nëse dëshiron t’i transferojë Jamesin dhe Lozanon. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan