Presidenti i PSG-së lumë kritikash ndaj arbitrit Rocchi

Presidenti i PSG-së Nasser Al Khelaifi kritikoi ashpër performancën e bërë nga arbitri i takimit kundër Real Madridit në sfidën e parë të 1/8-ve të Ligës së Kampioneve.  Për numrin 1 të klubit parisien, gjyqtari Gianluca Rocchi, me vendimet e tij favorizoi madrilenët të cilët fituan në “Bernabeu” me rezultatin 3-1.

“Rezultati nuk përkoi me paraqitjen tonë. Mendoj se ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, patëm shanset tona për të shënuar por gabuam para porte. Kylian Mbappe u ndal në aksionin e tij për pozicion jashtë loje, kur nuk ishte. Gabimi i arbitrit na kushtoi. Ai ndihmoi Realin”,tha Al Khelaifi.

Edhe trajneri i parisienëve, Unai Emery tha se me vendimet e tij, gjyqtari penalizmi ekipin. PSG-ja kontestoi në dy raste. Së pari, sipas tyre nuk ishte penallti gjatë ndërhyrjes së Giovani Lo Cielso-s dhe Tony Kroos-it. Gjithashtu gjuajtja e Adrien Rabiot goditi dorën e Sergio Ramos-it brenda zonës së rreptësisë, por Rocchi vazhdoi lojën.