Presidenti i Toulouse polemizon me Barçën: Ata u treguan arrogantë

09 Janar 2019

Mënyra se si Barcelona e transferoi talentin e Toulouses, Jean-Clair Todibo, nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të klubit, Olivier Sadran.

Barça njoftoi se ka arritur marrëveshje paraprake me lojtarin që ai t’iu bashkohet atyre në verë si lojtar i lirë dhe sipas numrit një të klubit nga Ligue 1, asnjëra palë nuk është treguar e drejt me klubin e tyre në gjithë këtë proces.

“Lojtari është këshilluar keq dhe Barcelona nuk ka qenë gjithashtu e mirë”, ka thënë Sadran për L’Equipe.

19-vjeçari është pjesë e Përfaqësueses së Francës U20 dhe konsiderohet si një nga lojtarët me më perspektivë në futbollin evropian (Foto: Barcelona)

Në fakt presidenti i Toulouse thotë se ai ka mësuar nëpërmjet mediave se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit spanjoll është arritur. Sipas tij lojtari ka vepruar gabimisht që i është bashkuar një skuadre aq të madhe, duke pasur një eksperiencë kaq minimale në ekipin e parë.

“Ata reaguan me arrogancë në këtë marrëveshje dhe kjo të vije nga një klub i madh, nuk është diçka e hijshme, edhe pse ligjërisht kishin të drejtë. Ai është një lojtar me shumë kualitete, por gati pa përvojë”.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Barcelona njofton se ka siguruar shërbimet e Todibos

L’Equipe raporton se ëndrra e lojtarit që nga fëmijëria ishte të luajë për Barcelonën dhe kështu nuk mendoi shumë për t’i refuzuar klubet si Juventusi, Interi, Napoli apo Lyoni.

Todibo zakonisht luan në qendër të mbrojtjes, por preferon të operojë në mesfushë. Besohet një nga mënyrat që Barça e bindi atë t’iu bashkohet, ishte se do t’i japin mundësi të luajë në dy pozitat. /Telegrafi/

? | #EnjoyTodibo | Jean-Clair Todibo??

pic.twitter.com/cX5KfD30fw

— BT Media (@BTMediaTape) January 9, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan