Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Liga e Kampionëve do të zhvillohet në stadiume të mëdha dhe vetëm në Evropë

15 Qershor 2019

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është duke e shikuar mundësinë që finalet e Ligës së Kampionëve të mbahen vetëm në stadiumet e mëdha dhe brenda Evropës.

Tifozët e Liverpoolit dhe Tottenham Hotspurit ishin të nervozuar se shtëpia e futbollit evropian kishte ndarë vetëm 16 mijë bileta për finalen që u zhvillua në stadiumin e Atletico Madridit, ndërsa kapaciteti ishte 68 mijë ulëse.

Finalet e Ligës së Kampionëve janë zhvilluar ndër vite në vende të ndryshme të botës, mirëpo ishte planifikuar që në vitet e ardhshme të mbaheshin edhe në Amerikë.

Festa e Shaqirit me Joeal Matip (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Por, Ceferin ka bërë të ditur se lokacioni i vetëm i finales së Ligës së Kampionëve do të jetë Evropa, ndërsa ato do të mbahen në stadiumet që kanë kapacitet të madh.

“Mendimi im tani për tani është që finalet të zhvillohen në stadiumet e mëdha edhe nëse na duhet të shkojmë në të njëjtat vende në katër apo pesë vitet e ardhshme”, ka thënë i pari i UEFA-s.

Lexo po ashtu: Presidenti i UEFA-s thyen heshtjen rreth suspendimit të mundshëm të Cityt nga Liga e Kampionëve

“Unë mendoj vetëm për Ligën e Kampionëve, pasi aktualisht është gara më e madhe në Evropë. Për shembull në Madrid kemi pasur 980 mijë kërkesa. Kështu kemi pasur edhe në Wembley rreth 30 mijë kërkesa, duhet të ndryshojmë diçka”.

“Ndoshta, një garë e madhe si kjo, duhet të zhvillohet vetëm në stadiumet me nivele të larta. Nga ana tjetër Liga e Evropës, duhet të ketë stadiume më të vogla, varësisht nga kërkesat”, ka shtuar më tej Ceferin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan