Presidenti i UEFA-s paralajmëron Milanin dhe ngre dilema për VAR-in…

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle “Marca”, në të cilën ka folur për situatën e marrëdhënieve të munguara në respekt të “Fair Play”-it financiar nga ana e Milan-it, PSG-së dhe Galatasaray-it.

“Para së gjithash dua që të them se komisionet janë duke studiuar situatën e tyre dhe po flasin me klubin, janë të pavarur. Për mua është e komplikuar që të hyj në këtë diskutim. Nuk mund të komentoj më tepër, por shpresoj që të mos ketë probleme me këto tre klube apo me të tjerët”.

Më tej ai vijoi që të komentojë situatën rreth Gianluiggi Buffon-it, portierit të Juventus-it që reagoi në mënyrë të ashpër kundër vendimit të gjyqtarit në sfidën e luajtur në Madrid pak ditë më parë për llogari të çerekfinaleve të Champions League.

“Ekzagjeroi shumë, por e kuptoj në mënyrë perfekte sepse ishte hera e fundit që mund të fitonte Champions League-n. Është njerëzore dhe e kuptueshme. Kur luan futboll me miqtë dhe humbet në minutën e fundit… Kur luan do që të fitosh gjithçka”.

Sistemi VAR është risia e fundit në futboll. Por, Ceferin ka këtë mendim: “Zgjidhje? Në këtë çështje nuk kemi ndryshuar asgjë. E dua futbollin dhe dua që futbolli të kuptohet në gjithë botën. VAR-i nuk është i dominuar nga gjyqtarët, lojtarët, tifozët nuk e kuptojnë… Ka situata komike të tilla si një fërshëllimë për një penallti kur skuadrat janë në pushimin mes pjesëve dhe i kthen ato në fushë. Ka qenë komike. Champions League është kompeticioni më i mirë në botë dhe duhet ta tregojmë se si funksionon”.

“Duhet të përgatitemi dhe kur të jemi gati do ta përdorim. Nëse nuk është gjithçka ok, nuk do të përdoret. Për shembull: nëse një vijërojtës gabohet dhe sinjalizon për një pozicion jashtë loje që realisht nuk është? Të kthehemi të luajmë? Ka probleme në kampionat, mendoni në Europë. Është e mundur që të përdoret në sezonin 2019/20, nuk jemi gati. VAR në Botëror? Test interesant… të shohim, shpresoj që të shkojë gjithçka mirë”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan