Presidenti i Veronas, Setti: Kumbulla mund të luajë në cilindo prej 10 klubeve më të mëdha

07 Shtator 2020

Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti ka zbuluar se shumë klube të mëdha janë të interesuar për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar bëri përshtypje në sezonin 2019-20 dhe ka tërhequr interesim nga gjigantët në Serie A, duke përfshirë Interin dhe Napolin.

“Ne kemi shumë oferta, të gjitha nga klubet më të mira”.

“Ne gjithmonë kemi besuar në Kumbullën, duke refuzuar oferta vërtet të mëdha kur ai ishte në akademi”.

“Djali ka mundësi të jetë në 10 klubet më të mira në botë”, ka thënë Setti.

Kumbulla ka luajtur 28 ndeshje për Veronën dhe debutoi për Shqipërinë në tetor, 2019. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com