Presidenti Perez tregon arsyen e largimit të CR7 nga Reali

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka rrëfyer arsyen e largimit të Cristiano Ronaldos nga ekipi. Numri 1 i klubit vendosi që ta shiste lojtarin shumë më pak se sa klauzola e tij e shitjes, duke treguar kështu se nuk kishte ndërmend të mbante lojtarin që në këtë ekip ka vendosur rekorde individuale. Nuk duhen marrë për bazë klauzolat e shitjes te ne. Ato janë të vështira për t’u paguar.

Shitja më e shtrenjtë këtë vit ishte ajo e Cristiano Ronaldo-s. Kur ne të gjithë biem dakord se kjo është gjëja më e mirë, ne arrijmë një akord. Askush nuk i dha Realit më shumë se 100 milionë euro. Ai dëshironte që të largohej për arsye personale dhe ai shkoi për atë shumë. Por ne nuk patëm ofertë të tjera”, deklaroi numri 1 i klubit spanjoll.

Duhet thënë se largimi i CR7-ës ka ndikuar në popullaritetin e presidentit, i cili do të bahet mend jo vetëm si njeriu që afroi një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, por edhe që e largoi atë. Por deri më tani, kritikat në adresë të tij kanë qenë të pakta, kjo edhe për faktin se Reali ka bërë një paraqitje mjaft të mirë si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, duke bërë që mungesa e portugezit të mos ndihet.

Gareth Bale, Isco dhe Luka Modric kanë qenë të jashtëzakonshëm në takimet e luajtura, me uellsianin që tani po lufton të zërë vendin e lënë bosh nga CR7 e për tu bërë lideri dhe ylli i ri i ekipit. E të mendosh që menjëherë pas finales së Champions-it sezonin shkuar, Bale tha se ai po mendonte largimin. Por ikja e CR7-ës dhe e trajnerit Zinedine Zidane luajtën një rol kyç për të ardhmen e sulmuesit të krahut. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan