Presion nga tifozët, Bundesliga merr vendimin drastik

Presion nga tifozët, Bundesliga merr vendimin drastik

Tifozët Gjermanë ishin përfshirë në një valë protestash kundër vendimeve të Bundesliga-s sa i përket zhvillimit të ndeshjeve, orarit të tyre dhe ditës. Por, që prej sezonit 2020-2021 në Gjermani nuk do të ketë më ndeshje që do të zhvillohen ditën e hënë.

Këtë fundjavë është parashikuar një valë protestash nga të gjithë tifozët në Gjermani, të cilët kanë vendosur që të mos mbështesin skuadrat e tyre në pjesën e parë të çdo lloj ndeshjeje. I gjithë ky acarim i tifozëve ka ardhur sepse kontrata aktuale e transmetimeve televizive parashikon që disa ndeshje Bundesliga 1 të luhen të hënave, gjë që nuk kishte ndodhur më herët në kampionatin gjerman.

Në vitin 2016 disa klube të Bundesliga-s kishin vendosur që pesë ndeshje të luheshin të hënën në mbrëmje, por kjo solli një valë protestash. Edhe shtatorin e kaluar pati protesta kundër komercializimit të futbollit, teksa tifozët kërkojnë që ndeshjet duhet të luhetn të dielën, pasi shumë skuadra luajnë në Europa League dhe kështu që lojtarët duan kohë të riaftësohen. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.