Prezantohet Taulant Seferi, Halili premton sërish blerje, nuk heq dorë as nga titulli

10 Janar 2021

Taulant Seferi është zyrtarisht një futbollist i Tiranës. Sulmuesi i Kombëtares i qëndroj besnik bardhebluve, priti deri në momentin që kryeqytetasve iu zhbllokua merkato dhe këtë të diele është prezantuar nga vetë presidenti i Refik Halili. Seferi pranoi se kishte dhe të tjera oferta ndërsa shpreson shumë të jetë në fushë në derbi kundër Partizanit:
Përse zgjodhët Tiranën? “Kisha një parakontratë me një klub në Zvicër, isha duke ndënjtur në shtëpi dhe më mori në telefon drejtori i Tiranës, Osmani. Kemi bërë një bisedë shumë të mirë dhe e vlerësoj për profesionalizmin, ma ka dërguar ofertë dhe nuk ishte aspak e vështirë.

Tirana është një klub I madh dhe më kanë pritur shumë, ka një tifozeri të zjarrtë në Ballkan. Nuk jam menduar shumë dhe dua të ndihmoj Tiranën dhe klubi mua”.

Kampionatin shqiptar? “E kam ndjekur pak, ndeshjet më kryesore, por besoj se ka më shumë kualitet se në Maqedoni dhe Kosovë. Është një kampionat shumë I mirë”.

Çfarë prisni të fitoni nga Tirana? “Pres të fitoj eksperiencë, rezulate dhe do të bëjë maksimumin në këto 6 muaj që do të jem pjesë e këtij klubi”.

Derbi pas dy javësh? “Shpresoj të jem në fushë dhe mezi po e pres atë ndeshje. Së pari nesër do të filloj stërvitjen e parë dhe fokusi është të jem në ndeshjen ndaj Kastriotit që shpresoj të na eci mirë e pastaj të mendoj për ndeshjen ndaj Partizanit, u shpreh Seferi. Së bashku me të në konferencën për mediat ishte dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili i cili premton dhe blerje të tjera për të synuar deri në fund titullin kampion
“Kjo është merkato e hapur dhe nuk ka shumë kohë. Kjo merkato është për të mirën e klubit dhe nuk jemi dakort për të qëndruar në këtë gjendje që jemi e për këtë arsye duhet të bëjmë një merkato të shpejtë. Duhet shumë punë për të arritur të marrësh lojtarë të mirë, por ne e bëjmë edhe për të kënaqur tifozët tanë.

Do të bëjmë më të mirën për t’I lehtësuar pak këto vështirësi që po kalojmë të gjithë. Afrimi I Seferit ishte falë drejtorit Osmani që kontaktoi personalisht Seferin që është në një moshë të re, por fati jonë është që ky vjen të ne. Një lojtar që do ta respektojmë siç kemi bërë me të gjithë lojtarët e tjerë dhe të gjithë bashkë do të arrijmë aty ky I takon kësaj skuadre që është drejt titullit. Nuk është e lehtë që të sjellësh futbollistë të cilët janë pjesë e Kombëtares, e thash që është kënaqësi pasi edhe ne kemi lojtarë të Kombëtareve të tjera.

Synojmë që edhe të afrojmë lojtarë të tjerë, por do ta tregoj edhe Seferi vetë sa e vështirë ka qenë. E falënderoj për besnikërin që tregoi pasi na dha fjalën dhe u treguar korrekt duke pritur deri në fund për të firmosur me klubin tonë”.

Afrimet e tjera? “Lojtarët që ne duam të marrim janë në vazhdimësi. Ne në një kohë rekord me klubin arritëm të zhbllokonim merkato. Lojtarët e tjerë janë nga jashtë Shqipërisë, por nëse kemi mundësi mund të arrijmë të marrim edhe lojtarë brenda vendit. Nuk është e lehtë të gjesh lojtarë në kampionatin tonë , por shpresojmë të sjellim 2 apo 3 blerje të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com