Prishtina e mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me St Joseph’s

01 Korrik 2019

Prishtina të dielën ka arritur në Gjibraltar pas 20 orësh udhëtim, për tu përballur me St Joseph’s.

Ndeshja e parë në mes të dy skuadrave ishte mbyllur 1-1, ku tashmë kryeqytetasve iu duhet barazim me dy e më shumë gola, ose fitore për të kaluar tutje.

Prishtina pasi pushoi dje, sot i është përveshur punës, ku e ka kryer edhe stërvitjen e vetme në këtë vend.

Shihet që Abdul Basdi Khalid ka udhëtuar me skuadrën dhe ka stërvitur rregullisht, duke dhënë shpresë se do të luajë për disa minuta.

Sipas faqes së klubit, atmosfera është shumë e mirë në skuadër para ndeshjes shumë të rëndësishme.

Ndeshja ndaj St Joseph’s zhvillohet të martën nga ora 17:45. /Telegrafi/

www.telegrafi.com