Prishtina falënderon FFK-në dhe klubet kosovare për ndihmën

22 Gusht 2020

Është anuluar zyrtarisht ndeshja mes Lincoln Red Impsit dhe FC Prishtinës, e paraparë të luhet në pasditën e sotme.

Ndeshja në fjalë është anuluar pas tetë rasteve pozitive me COVID-19 te FC Prishtina para ndeshjes së sotme.

Ndërkohë, FC Prishtina ka falënderuar FFK-në për ndihmën urgjente në këtë periudhë, si dhe klubet kosovare për futbollistët e liruar në këtë ndeshje.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina

Prishtina Ju falënderon dhe nuk Ju harron

Me ndihmën e pakursyer të FFK-së e cila në mënyrë urgjente e tëra u shndërrua në shërbim të klubit, lejoi tërë stafin e saj në dispozicion të FC Prishtina, duke nisur nga trajnerët e U19 të Përfaqësueses, e deri te zyrtarët e ndeshjes dhe stafit medicinal që të bëhej e mundshme që skuadra të rigrumbullohej.

Pa marrë parasysh të gjitha mendimeve ndryshe, duke filluar nga prijësit e FFK-së e deri te gjithë udhëheqësit e klubeve vendore, u tregua gatishmëri e të gjithëve që të ndihmohet klubi në situatën kaotike të krijuar nga pandemia.

Të gjithë njëzëri u shndërruan në shërbim të FC Prishtina, me të vetmin qëllim që të gjithë së bashku t’ia dalim me faqe të bardhë në garat ndërkombëtare.

FC Prishtina ndihet krenare me gatishmërinë e futbollistëve të gjitha klubeve që të vishnin fanellën e FC Prishtina.

Duke veshur fanellën e Prishtinës, ata përfaqësuan jo vetëm Prishtinën, por futbollin tonë dhe klubet në të cilat janë të angazhuar. Me këta djem duhet të ndjehemi krenar.

Faleminderit të punonjësve në FFK, të gjitha stafeve të klubeve që qëndruan deri në orët e vona të mbrëmjes për të përfunduar dokumentacion e futbollistëve që gjithçka të ishte sipas rregullave.

Faleminderit Ekspeditës në Gjibraltar:
Kryerajner: Ramiz Krasniqi. Ndihmëstrajner: Nazmi Rama Trajner i portierëve: Xhelal Karabegu
Skuadra:

Ardit Nika (Flamurtari)
Florjan Smakiqi (Feronikeli)
Përparim Osmani (Drenica)
Elvis Prençi (Llapi)
Bujar Idrizi (Llapi)
Ilir Berisha (Feronikeli)
Yll Hoxha (Feronikeli)
Ardian Muja (Trepça ’89)
Kushtrim Gashi (Ballkani)
Donat Hasanaj (Flamurtari)
Mergim Boshnjaku (Flamurtari)
Albert Dabiqaj (Feronikeli)
Adem Maliqi (Flamurtari)
Arbnor Muja (Trepça ’89)
Mërgim Pefqeli (Llapi)
Mentor Zhdrella (Llapi)
Leart Emini (Trepça ’89)
Ermal Krasniqi (Ballkani)
Valmir Veliu (Llapi)

Besmir Bojku (Feronikeli), Lassine Traore (Trepça ’89), Mendurim Hoti (Feronikeli), Lapidar Lladrovci (Feronikeli), Kastriot Selman (Llapi), Giacomo Nava (Llapi) dhe Gentrit Dumani (Flamurtari/Drenica) që për arsye objektive nuk arritën të ishin pjesë e ekspeditës, FC Prishtina i falënderon publikisht për gatishmërinë.

Stafit, Bajram Shala (përfaqësues) i cili bukfalisht luftoi gjithçka çka ishte në mundësinë e tij, Murat Berisha e Valon Krasniqi (doktor), Zheraldin Durguti (fisioterapeut), Sahit Salihu (ekonom).

FC Prishtina në letër i kishte dy ndeshje relativisht jo të vështira. Nuk ka humbur vetëm Prishtina, pa dashur të prejudikojmë vendimin e UEFA-s, por i tërë futbolli ynë dhe vet pasqyra e shtetit tonë në botë. Pas konstatimeve që do të bëjmë, do të kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë përgjegjësit e mundshëm.

Një vendim përfundimtar mund të merret shumë shpejt nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Ndryshe, kjo ndeshja ishte paraparë të luhej në fillim të kësaj jave, por shkaku i rasteve pozitive me COVID-19, e njejta u pezullua.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com