Prishtina: Gjasa të vogla që të zhvillohet ndeshja

22 Gusht 2020

Gjasat që FC Prishtina të zhvillojë ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps janë tejet të vogla dhe këtë tashmë e dinë edhe zyrtarët që po e përfaqësojnë klubin kryeqytetas në Gjibraltar.

Faqja zyrtare e FC Prishtinës në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se mundësitë për ta zhvilluar ndeshjen janë tejet të vogla, ndërkohë që po bëhen përpjekje të mëdha për një gjë të tillë.

“Të martën skuadra i kishte 14 lojtarë në dispozicion dhe autoritetet e Gjibraltarit kishin urdhëruar Prishtinën të lëshonte vendin e tyre. Ndërsa sot, vendasit duan të zhvillojnë ndeshjen (!)”.

“Përfaqësuesi i klubit, Bajram Shala, me autoritetin tij nga përvoja shumëvjeçare në FFK në raport me UEFA, po bënë përpjekje të jashtëzakonshme me autoritetet e UEFA-s ,që Prishtina t’i ketë 11 futbollistë në dispozicion”.

“Gjendja duke mjaft e pashpresë, por klubi do të bëjë gjithçka çka është në mundësitë e saj”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan