Prishtina nuk ka arritur mĂ« shumĂ« se njĂ« barazim 1-1 para tifozĂ«ve tĂ« vet ndaj St Josephâs nĂ« kuadĂ«r tĂ« LigĂ«s sĂ« EvropĂ«s.
Prishtina e nisi e mirë takimin duke sulmuar kundërshtarin dhe e gjeti golin pas 28 minutave lojë.
Ishte sulmuesi i ardhur nga Flamurtari, Alban Shillova që u ndal në mënyrë të palejueshme dhe gjyqtari akordoi penallti.
Përgjegjësinë e morri kapiteni Armend Dallku që u tregua i saktë nga 11 metra.
Por epërsia e Prishtinës nuk zgjati më shumë se tre minuta dhe mysafirët barazuan rezultatin në 1-1.
Ishte sulmuesi anësor Juanfri që barazoi rezultatin në 1-1 pas asistimit nga Boro.
Prishtina tentoi të shënonte golin e fitores por nuk ia doli edhe pse tentoi vazhdimisht.
Kësisoj kryeqytetasit do të tentojnë kualifikimin në raundin tjetër pas një jave në ndeshjen kthyese që luhet në Gjibraltar. /Telegrafi/
www.telegrafi.com