Prishtina reagon në lidhje me përballjen ndaj St Joseph

11 Qershor 2019

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorit për përballjet parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Në sezonin e ri, Prishtina do të tentojë të kualifikohet në garën e dytë më të madhe për nga rëndësia në Evropë, pasi në sezonin e Superligës së Kosovës përfundoi në vendin e dytë.

Prishtina ka reaguar në lidhje me përballjen ndaj St Joseph’s, duke thënë se ata sërish do të shkojnë në Gjibraltar, pasi vitin e kaluar kishin mposhtur FC Europan.

“Prishtina sërish në Gjibraltar.Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 27 qershor në stadiumin e qytetit. Kundërshtari i Prishtinës në raundin paraeliminator është skuadra e tretë e kampionatit të Gjibraltarit, St Joseph’s. Prishtina edicionin e kaluar kishte mposhtur FC Europa po të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë në Gjibraltar kishte luajtur 1:1, ndërsa në atë kthyese në Mitrovicë 5:0”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Në këtë fazë të ndeshjeve parakualifikuese në Ligën e Evropës, do të marrin pjesë 14 skuadra.

Ndeshjet e para në këtë fazë zhvillohen me 27 qershor ndërsa ato të kthimit me 4 korrik. /Telegrafi/

www.telegrafi.com