Prisnin drurët në mënyrë të paligjshme në Pogradec, 7 të proceduar

25 Qershor 2020

POGRADEC

Policia në Pogradec ka proceduar penalisht 7 persona, për prerje të paligjshme të pyjeve.

Uniformat blu të qytetit jug-lindor thanë se 5 nga të proceduarit janë të Administratës të Zonave të Mbrojtura.

Po ashtu, thuhet se 5 prej të proceduarve akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Ndërsa, 2 persona akuzohen për “prerje të paligjshme të pyjeve”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com