Probleme me shtyllën kurrizore? Bëni këto ushtrime dhe shpëtoni

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
8 Dhjetor 2017 13:19
Ushtrimet që ju duhen për të forcuar muskujt e  shtyllës kurrizore

Shtylla kurrizore është një nga pjesët më me rëndësi në trupin tonë. Ndaj kujdesi për të duhet të jetë maksimal. Shtylla kurrizore ka një rol kryesor pasi mbron pjesët e sistemit qendror nervor (palcën kurrizore dhe nervat saj). Që në moshë të re duhet treguar kujdes për të pasi ka nevojë që të mirëmbahet në rastet kur ajo shfaq probleme dhe dhimbje të shpeshta.

Këshillat që duhet të ndiqni për të evituar dhimbjen dhe problemet që ju shkakton shtylla kurrizore.

 Kontrolloni gjendjen e saj: Bëni testin themelor për gjendjen e shtyllës kurrizore tuaj te mjeku për të zbuluar nëse çdo gjë është në rregull dhe mos ka pësuar ndonjë dëmtim në rast se keni pasur lëndime të mëhershme.

- Kini kujdes rreth qëndrimit tuaj: Pa marrë parasysh se ku jeni dhe çfarë jeni duke bërë, duhet mbajtur pozicionin e duhur të shpinës. Ngrehni gjoksin para, kurse qafën dhe kokën mbajeni në vijën e duhur.

- Shtrihuni në pozitën e duhur kur flini: Flini në një jastëk që nuk është shumë i dendur. Nëse gjatë gjithë natës për shkak të jastëkut të trashë e lakoni qafën, ju mund të keni probleme të mëvonshme. Nëse flini në shpinë, vendosni një jastëk nën gjunjë apo këmbë, kurse në qoftë se flini në krah, vendosni një jastëk mes këmbëve tuaja. Assesi mos flini në bark. Mos harroni se është e rëndësishme që të keni një dyshek të mirë.

Mbani duart dhe këmbët në pozicionin adekuat: Mundohuni të mbani duart dhe këmbët në pozicionin që ju përshtatet për qarkullim më të mirë dhe gjendje më të mirë shëndetësore.

- Kujdesuni për eshtrat tuaj: Sigurohuni që çdo ditë të merrni sasinë e nevojshme të kalciumit. Burime të mira të kalciumit janë produktet e qumështit: djathi, qumështi dhe kosi.

- Ushtroni: Ushtrimi, shtrirja dhe balancimi i trupit mund të jetë shumë i dobishëm. Prandaj joga është shumë e mirë për shpinën, duke përfshirë edhe ushtrimet për ndërtimin e muskujve. Sa më shumë muskuj, shtylla kurrizore është më e sigurt, për shkak se muskujt e fortë e mbajnë shtyllën kurrizore në vendin e duhur.

- Ecja e duhur: Kur ecni, drejtoni trupin ashtu që duart tuaja të jenë në përputhje me veshët tuaj. Mos lejoni veten që shpina e juaj të qëndrojë në pozicionin e kërrusur. Ushtroni dhe me kalimin e kohës vetvetiu do të fitoni pozicionin e qëndrimit të duhur.

- Zgjatni muskujt e shpinës: Ju mund të zgjatni shpinën duke hapur këmbët tuaja përderisa jeni në këmbë dhe prekni këmbën e majtë me dorën e djathtë, ngrihuni lart, pastaj përsëritni të njëjtën gjë me dorën dhe këmbën tjetër.

- Rregulloni qafën: Pjesën e poshtme të qafës mund ta rregulloni duke e vënë një dorë mbi të, kurse dorën tjetër mbi nofull dhe duke e shtyrë prapa. Njëjtë mund të veproni edhe me pjesën e sipërme të qafës.

Terapi për këmbë të bukura dhe të buta

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 17:16
Ndiqni këshillat e mëposhtme

Këmbët janë ndoshta pjesa më e rëndësishme dhe tërheqëse e trupit për femrat. Për këtë, ato duhet të kujdesen sistematikisht që të kenë këmbë të buta dhe të bukura që të mund të veshin këpucët apo sandalet, me fustanet e preferuara në të nxehtin e verës. Nëse edhe ju doni që të keni këmbë të buta dhe të ndiheni rehat me veshjen tuaj, ndiqni këtë procedurë dhe do të shikoni ndryshimin.

Hidhni 3 lugë sodë buke në 3-4 litra ujë, mund të shtoni pak kripë, e cila ndihmon në largimin e papastërtisë dhe vendosni këmbët për 15-20 minuta. Më pas vazhdoni që t'i fërkoni thembrat e këmbëve me furçën apo gurin e posaçëm. Pasi t'a keni bërë këtë, vendosni pak vazelinë dhe para se të flini vishni çorape pambuku. Bëjeni këtë procedurë tre herë në total brenda dy-tre javësh dhe do të vini re ndryshimin.

Soda e bukës ka veti antiseptike dhe ndihmon në zbutjen e pores së krijuar tek këmbët. Nuk është e kushtueshme, nuk keni nevojë për të blerë kremra, por mjafton t'a praktikoni në shtëpi këtë procedurë dhe do të shikoni sa të buta dhe të bukura do të ngjajnë këmbët tuaja. Atëherë mund të vishni këpucet që dëshironi, pas pasur frikë se do t'ju vrasin apo nuk do të ndiheni rehat me to.

 Një tjetër lloj terapie është edhe ajo e uthull.

Merrni një legen dhe hidhni një gjysmë gotë uthull të bardhë dhe vendosni këmbët. Nëse keni kallo në këmbë, merrni një pambuk hidhni në të pak lëng limoni dhe masazhoni në mëngjes, ndërsa kundër morthit, vendosni kompresa, në të cilat hidhni lëngun e gjetheve të arrave. Pasi t'i keni zier, lini ujin sa të bëhet i vakët dhe merrni lyeni këmbët. Por, nëse keni në fund të ditës keni këmbët e fryra dhe ju dhëmbin, vendosni në to disa feta patatesh, pasi kanë efekt thithës. Pastaj, merrni një legen me ujë të vakët dhe hidhni dy grushte me kripë të ashpër dhe fërkojini ngadalë. Mbajini në ujin e vakët për 20 minuta dhe më pas thajini me peshqir dhe do të shikoni sa të lehta do t'i ndieni. /EDS/

Doni të ndiheni të bukura? Kujdesuni për flokun tuaj

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 17:09
Këshilla si të keni flokë të shëndetshëm

Flokët e gjata dhe të shëndetshme janë pjesa më e rëndësishme e bukurisë së një femre. Gjithmonë femrat me flokë të gjata dhe plot shkëlqim kanë tërhequr vëmendjen e meshkujve dhe jo vetëm. Ndaj edhe në ditët e sotme, shumë femra mundohen me maska të ndryshme që të rrisin flokët apo vendosin ekstejshen. Mirëpo, për të pasur një flok të gjatë dhe të shëndetshëm duhet që t'a trajtosh. Të kujdesësh për flokun tënd është një mënyrë e mirë që të ndihesh mirë edhe me veten tënde. Femrat vuajnë me flokët e tyre, pasi ato rriten më ngadalë se meshkujve, për këtë tregojnë më shumë kujdes dhe vëmendje.

Secili prej nesh ka 100 000 mijë fije floku mesatarisht dhe rriten afërsisht 12 cm në vit.

Për të pasur flokë të shëndetshme dhe të bukura duhet që të kujdeseni për to në këtë mënyrë:

- Mos i kapni gërshet flokët kur ende i keni të lagura nga dushi apo në plazh

- Mos përdorni shumë bojëra, mundohuni t'i shmagni dekolorantët pasi janë tepër të dëmshëm për flokun tuaj

- Prisni rregullisht flokët e dëmtuar, pasi mund t'ju parandalojnë rritejn

- Masazhoni lëkurën e kokës ( është një formë shumë e mirë për ushqyerjen e rrënjëve)

- Mundohuni të mos i lani shpesh, pasi i dëmtoni dhe do t'ju bien

- Përdorni kremra, maska dhe balsam, nëse dëshironi që t'i keni të shëndetshme dhe të buta. Nëse i trajtoni flokët do të shikoni ndryshime të mëdha në vijim, pasi floku fillon të ushqehet dhe të rritet më i shëndetshëm dhe i shndritshëm.

- Mos i krihni kur i keni të lagura dhe mos i pjastroni shpesh, përndryshe përdorni spraj që e mbron flokun nga nxehtësia.

- Para dhe pas dushit është mirë që të lyeni majat me kristalin /EDS/

Dhimbja e qafës dhe faktorët që e shkaktojnë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
19 Prill 2018 16:32
Si t'a parandaloni

Vuani shpesh nga dhimbja e qafës dhe nuk dini se si t'a largoni? Ka gjithmonë disa mënyra përveçse medikamenteve që iu ndihmojnë të qetësoheni pas një dhimbjeje që po iu mundon shumë. Dhimbja e qafës vjen si pasojë e pozicionit të papërshtatshëm të qëndrimit në këmbë apo ulur qofshi. Mbajtja e takave apo dhe pozicioni ulur në karrige para kompjuterit janë faktorët kryesorë që ua shtojnë dhimbjen e muskujve të qafës.

Ju ndodh që të ndiheni të bllokuar nga të dy anët dhe nuk ju duket sikur nuk arrini dot të lëvizni dot. Kur keni qafen e ngrirë, dhimbja është edhe më e madhe. Zakonisht kjo dhimbje vjen si pasojë e një kontraktimi apo nervozimi. Madje, qëndrimi i tepërt në kompjuter ka bërë muskujt e qafës të bllokohen për shkak të pozicionit që ju mbani dhe dhimbja sa vjen dhe shtohet. Më pas jeni të detyruar që të pini qetësues, por kjo nuk është zgjidhja më e mirë. Për të evituar medikamentet është mirë që të bëni ushtrimet e duhura që do t'iu lirojnë dhimbjen.

Tjetër faktor që ndikon shumë tek dhimbja e qafës është artroza dhe hernia diskale. Muskujt nuk ushtrohen dhe mpihen, ndonjëherë ngrihen dhe doza e dhimbjes shtohet.

Si mund ta parandaloni?

"Shpatullar para dhe gjoksi jashtë" - është një shprehje që vlen akoma në ditët e sotme. Një qëndrim dhe pozicionim korrekt është gjithmonë në të mirë të qafës dhe shëndetit tuaj. Zgjidhni një karrige të përshtatshme në zyrën ku punoni. Këmbët duhet të qëndrojnë në dysheme ndërsa kurrizin mbështeteni në karrige.

Hiqni dorë nga përdorimi i telefonit gjatë kohës që qëndroni në krevat para se të flini, apo edhe kur jeni ulur në divan. Aparatët celularë janë shumë të dëmshëm jo vetëm për qafën por edhe për sytë. Pasi qëndrimi në telefon shkakton shumë dhimbje dhe ngrirje të muskujve të qafës që më pas iu bëjnë të ndiheni të bllokuar. Bëni ushtrimet që ju këshillojnë fizioterapistët gjatë momenteve të punës. Nëse punoni për një kohë të gjatë në kompjuter, është mirë që të bëni lëvizjet e duhura të qafës që të mos ndiheni të bllokuar.

Të tjera këshilla për të parandaluar dhimbjen e qafës

-Mos ngrini pesha

-Mos dilni nga shtëpia me kokë lagur

-Mos e ngarkoni njerën dorë me pesha dhe tjetrën ta lini lirshëm

-Merruni me sport

-Bëni ushtrimet që fizioterapistët ju kanë këshilluar

-Mbani pozicionin e duhur në PC

Faktorët që ndikojnë në dhimbjen e mesit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Prill 2018 15:48
Bëni kujdes, merrini parasysh këto këshilla!

Dhimbja e mesit sjell shqetësime të mëdha tek shumë njerëz, sidomos tek të moshuarit. Është e pamundur që të ndalohet, por ka mënyra që ndihmojnë në pakësimin e saj. Pikë së pari duhet të kujdeseni që të keni një jetë të shëndetshme dhe të mbani qëndrimin e duhur kur punoni në kompjuter apo kur mbani plaçka të rënda në duar.

Ka shumë faktorë që e shtojnë dozën e dhimbjes të mesit dhe shpinës për këtë duhet që të bëni kujdes.

- Sforcimi

Duhet të bëni kujdes me peshat e rënda dhe nëse bëni një punë të vahdueshme ngarkimesh përpiquni që të mbani qëndrimin dhe pozicionin e duhur. Përveç kësaj edhe lëvizjet e shpejta të mesit në rotacion apo përkulje ndikojnë te dhimbja apo tërheqja e muskujve.

- Ushtrimet e tepërta

Në rast se kryeni aktivitete sportive më shumë seç duhet dhe se sa mund të përballojë fiziku juaj do të u'a shtojnë dozën e dhimbjes dhe ndodh që të mos mundeni të lëvizni.

- Sporti

Një trup që nuk kryen aktivitet sportiv është i pirur që të ndihet i bllokuar dhe të ketë dhimbje të shpeshta të mesit. Sidomos për personat që punojnë më së shumti në kompjuter apo shoferët që qëndrojnë ulur shumicën e kohës.

- Puna e tepërt fizike

Duhet që të mos e rëndoni më shumë seç duhet fizikun tuaj, pasi puna e tepërt mbingarkon trurin dhe trupin tuaj. E gjithë ngarkesa kthehet në lodhje dhe për një kohë të gjatë do t'iu duhet të prisni që trupit t'i rikthehen energjitë e tij.

- Mbipesha

Mbipesha është një tjetër faktor që ndikon shumë në shëndetin tuaj, sidomos tek mesi, uljet apo ngritjet, lëvizjet që mund të bëni shpesh herë e kuptoni se iu japin dhembje dhe therje.

- Duhani

Konsumimi i cigares sipas mjekëve zvogëlon furnizimin me oksigjen të disqeve.

- Mosha

Meshkujt janë më të pirur të preken nga hernia diskale nga mosha 30 deri 50-vjeç, më shumë se sa femrat. /EDS/