Probleme për Kloppin para derbit me Unitedin, lëndohet edhe Joel Matip

13 Dhjetor 2018

Joel Matip nuk do të jetë në gjendje të luajë në muajin e ardhshëm shkaku i lëndimit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

The Reds shënuan fitore me rezultat minimal 1-0 kundër Napolit dhe siguruan kalimin në fazën e ardhshme të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Në fakt, nigeriani arriti të luajë të për 90 minuta. Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, ai përfundoi në spital, ku u konstatua se ka thyer krahun.

Liverpool ka probleme me dëmtimet e lojtarëve të mbrojtjes. Joe Gomes e theu këmbën kundër Burnleyt ndërsa Dejan Lovren ende është në shërim prej lëndimit.

Pas ndeshjes me italianët, Trent Alexander Arnold u ankua, kështu që Jurgen Klopp do të ketë shumë probleme në lidhje me përbërjen e ekipit për derbin e Ligës Premier, Manchester United.

Lexo po ashtu: Tifozët e Liverpoolit nuk mund ta besojnë se legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand iu gëzua aq shumë golit të Mohamed Salah

“Red” të dielën në orën 17:00 në “Anfield” mirëpresin ekipin e Jose Mourinhos, në të cilin vijnë si lider dhe me një avantazh të madh prej 16 pikësh.

Ndryshe, Liverpool do të mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit të hënën (24 dhjetor). /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan