Probleme për Neymar, PSG humbet yllin e skuadrës

Neymar nuk luan ndaj Lyon-it, për shkak të një dëmtimi në kofshë. Supersfida e Ligue 1 midis PSG-së dhe “Les Gones” nuk do të ketë për protagonist yllin brazilian. 

Sulmuesi nuk u grumbullua me ekipin, pasi mjekët konstatuan se ai vuante nga një dëmtim në kofshë. Unai Emery tani duhet të mendojë për të plotësuar boshllëkun e lënë.

Pas ndeshjes kundër Dijon, Neymar nuk arriti t’iu gëzohej 4 golave dhe dominimit të ekipit të tij, pasi u pa që kishte probleme fizike. PSG udhëheq pa frikë kampionatin francez e shkëputur me 9 pikë nga ndjekësja më e afërt Marseille.

Ndërkohë që mungesat e tjera për kryeqytetasit francezë janë mesfushori italian Thiago Motta dhe anësori Hatem Ben Arfa. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan