Probleme për PSG, të premten gjyqi i parë

Probleme për PSG, të premten gjyqi i parë

Përveç hapjes së një hetimi gjyqësor ndaj PSG-së nga ana e Prokurorisë së Parisit për shkak të seleksionimit etnik që bënin për të rinjtë, do të ketë një tjetër hetim nga ana e drejtësisë sportive. Siç raportojnë “RMC” dhe “Le Parisien”, Jean-Claude Blanc, ish-drejtori i deleguar i PSG-së, Marc Westerloppe, përgjegjës i celulave të rekrutimit në qendrën e informacionit të klubit parisien, si dhe Olicier Letang, ish zëvendës drejtori sportiv i PSG-së, janë të thirrur të premten për të folur para drejtësisë për këtë çështje, pikërisht pranë Komitetit Kombëtar të Etikës (CNE) në FFF (Federata Franceze e Futbollit) në Paris.

Sipas informacioneve, presidenti Nasser al-Khelaifi do të jetë gjithashtu në këtë gjyq. Kjo është hera e parë që presidenti i PSG-së do të shpjegojë veten në këtë çështje. Në varësi të përmbajtjes së diskutimeve, CNE, i kryesuar nga Arnaud Flanquart, do t’i referojë Komisionit të Disiplinës të LFP (Liga Franceze e Futbollit), për të marrë masat ndëshkuese ndaj PSG-së. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.