Problemet nuk kanë fund, dëmtohet futbollisti më në formë i Barcelonës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 11:47

Testet e kryera në mëngjesin e së enjtes kanë konfirmuar se Philippe Coutinho ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë. Ky lëndim pritet ta lërë brazilian jashtë fushave për dy ose tre javë. Ky lajm është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit katalanas. Ishte vetë lojtari që e zbuloi dëmtimin pas ndeshjes me Interin të martën, e cila përfundoi 1-1.

Pas dëmtimit të Messit me 20 tetor në ndeshjen me Sevillan, edhe Philippe Coutinho pritet të mungoj deri në tri javë, kurse ylli argjentinas pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Betisit këtë fundjavë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike