Profesor EDS-ja | Notat e javës, skena për Kukësin e Teutën

Ti mund ta lexosh kete ne 5 min.
16 Prill 2018 15:23

U mbyll edhe java e 29-të e Kategorisë Superiore, që prodhoi rezultate interesante, gola mjaft të bukur dhe emocione. Sigurisht për të fituar dikush do të humbasë një tjetër dhe nuk mund të mos ketë të zhgënjyer në një garë. Por si u paraqiten skuadrat këtë javë, a bënë maksimumin dhe a duhet të bënin më shumë. Profesori ynë i ka bërë një vlerësim ekipeve për atë që dhuruan në fushë...

KUKËSI – NOTA 10
Kampionët në fuqi e bënë Partizanin të duket shumë i vogël. Titujt dhe emri sot nuk kanë më vlerë. Në qytetin verilindor nuk e kishin menduar se do të vinte dita që t’i shënonin katër gola Partizanin dhe Tiranës. Këtyre të fundit ia shënonin në Kupë në vitin e debutimit në Superiore, kurse me të kuqtë triumfi është i freskët. Tre gola të Gurit, një nga Dzaria. Kukësi i Pacult nuk po shkëlqente dhe po merrte vetëm fitore, kurse të shtunën dhuruan spektakël. Dy minuset e vetme: numri i tifozëve, që duhet të jetë më i lartë, si dhe çmimi i biletave për miqtë. Gjithsesi ata të fushës meritojnë notën maksimale.

TEUTA – NOTA 10
Një finale luhet për t’u fituar dhe kur triumfon në fund fjalët e mira vijnë vetë. Teuta ia doli dhe nuk ishte e lehtë me një rival të drejtpërdrejtë si Vllaznia. Të luash në shtëpi është bërë e vështirë, presioni është i madh, jo sepse stadiumet tona janë plot dhe tifozët të kërkojnë me çdo kusht fitoren, por sepse nëse nuk i marrin aty pikët e plota, ku do i marrin. Gjithçka u zgjidh në 45 minuta dhe më pas Teuta pati luksin edhe të administronte ndeshjen. Ishte maksimumi që mund të bënin.

LUFTËTARI – NOTA 7
Janë ai ekipi i zakonshëm në shtëpi. Nuk është se bënë ndonjë mrekulli me Laçin, por fituan. Iu anulua një gol në fillim dhe më pas iu dha një penallti kur Shkurtaj ishte në pozicion jashtë loje. Bregu realizoi një gol model pas një asisti të Abazajt. Por ndeshja ishte e vështirë, pasi Laçi ashtu si ata kërkon kupat e Europës. Triumfi i bluzinjve mori vlera edhe më shumë, pasi i parakaluan bardhezinjtë në renditje. Një lojë deri diku e barabartë, por tre pikët janë ato që kanë më shumë rëndësi.

SKËNDERBEU - NOTA 7
Korçarët kanë cilësi dhe jo më kot renditen të parët të shkëputur. Thonë se fati është me më të mirin: goli i Muzakës u erdhi nga qielli. Shënojnë dy gola në pjesën e parë, realizojnë edhe të tretin dhe në 30 minutat e fundit menduan edhe për ndeshjen e Kupës me Skënderbeun. Lëvizje nga pankina dhe deri në fund e administruan lojën, duke marrë tre pikë me vlerë. Kishte edhe presion për këtë, pasi ishte detyrim fitorja, në mënyrë që të shkohet sa më parë te titulli kampion. Pa shkëlqim.

FLAMURTARI – NOTA 7
Lushnja rezistoi sa mundi, por Flamurtari mori atë për të cilën kishte shkuar në “Roza Haxhiu”. Nedeljkovic dhe Useini me golat e tyre i dhanë tre pikët skuadrës kuqezi, ndërkohë që nëse nuk merreshin pikët e plota, do të ishte një katastrofë për skuadrën e Duros. Mungesat ishin të shumta, ndonjë edhe ishte lënë pushim që të rikuperonte energjitë. Më shumë se tre pikë në një ndeshje nuk merret dhe detyra e Flamurtarit u krye me sukses.

KAMZA – NOTA 6
Kamza po kalon një moment të vështirë, por nëse shikon përballjen me Skënderbeun, korçarët pak më shumë se ata kanë bërë. Goli i parë u erdhi nga era, i dyti me penallti. Reagimi ishte i menjëhershëm, dy gola për dhjetë minuta. Në pjesën e parë luajtën si të barabartë me korçarët dhe kjo iu shpërblye. Por për të fituar duhet edhe pak cinizëm dhe përqendrim. Goli i tretë mund të shmangej, ndërsa më pas ishte e vështirë. Era pengonte lodhën dhe energjitë shteruan. Nota katër nuk mund të jetë për ta: meritojnë më shumë, edhe pse humbën. Golat model, nota 6.

LAÇI – NOTA 5
Laçi po kalon një moment të vështirë, teksa pësoi humbjen e tretë radhazi në Gjirokastër. Mund të kenë rezervat e tyre për gjykimin, por sërish nuk është se bënë diçka më shumë se vendasit. I përpoqën dhe mund të merrnin një pikë, por në fund dolën pa pikë. Një notë mbi katër pikërisht për lojën dhe përpjekjet e skuadrës së drejtuar nga Gentian Mezani, por me një rival direkt dhe në transfertë barazimi do kishte qenë perfekti, duke parë edhe humbjen e Partizanit në Kukës.

LUSHNJA – PA NOTË
Humbje e radhës, dy gola të pësuar. E njëjta Lushnje nga fillimi në fund, bën aq sa ka mundësi dhe në fund humbet. Çfarë duhet thënë për ta, kur e kanë mendjen te Kategoria e Parë?

PARTIZANI – NOTA 4
Partizanin sa duket e morën në sysh. Të gjitha ato fjalë të mira për mbrojtjen ranë poshtë. Disa ndeshje pa pësuar dhe pësojnë katër gola në një ndeshje. Shumë, edhe pse risku është i madh kur pëson të parin dhe ekipi humbet ekuilibrin. Tek i pari kishim të bënim me një faull, por më pas u pësuan dy të tjerë dhe ndoshta u kursye edhe një penallti. Mënyra se si pësohet lë shumë për të dëshiruar dhe Dalipi do të ketë shumë punë. Tani i duhet të ngrejë edhe zërin e të bëhet “i keq”. Mbetës!

VLLAZNIA – NOTA 4
Nisur nga kushtet në të cilat ndodhen, Vllaznia duhet të bënte më shumë në Durrës. Pas ndeshjes kishte vetëm zhgënjim. Golat e pësuar në pjesën e parë i dhanë një goditje të rëndë kuqebluve, që ishin në një ditë “jo”. E pranoi edhe trajneri Ernest Gjoka. Loja jo e mirë solli humbjen dhe tanimë edhe presioni është më i madh për ndeshjen me Luftëtarin. Faturë e lartë dhe notë e ...ulët. Katër.

 

Tour de France: Van Avermaet nuk e heq më Bluzën e Verdhë / VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 23:49
Mbyllet etapa e nëntë

John Degenkolb fitoi etapën e nëntë të Tour de France, më dramatikja deri tani, ndërsa Greg van Avermaet duket se nuk ka ndërmend ta heqë Bluzën e Verdhë pasi shtoi edhe më tej avantazhin me ndjekësit e tij. Katër herë fituesi i kësaj gare, Chros Froome, u rrëzua pas një përplasje massive, por arriti të përfundonte garën bashkë me kandidatët e tjerë kryesorë.

Degenkolb i skuadrës Trek Segafredo kaloi në sprint Van Avermaet dhe Yves Lampaert për të fituar etapën. Tre çiklistët u shkëputën nga grupi kur kishin mbetur edhe 20 kilometra, por edhe pse e mbylli vetëm i dytë belgu tashmë është 43 sekonda mbi Geriant Thomas të Team Sky's Geraint Thomas.

Degenkolb ishte i pari që në fillim të sprintit final por gjermani arriti të ruante pozicionin e tij dhe nuk la ndjekësit ta parakalonin për të marrë kështu fitoren e parë në një etapë të Tour de France.

Gara prej 156,5 kilometrash kishte 15 sektorë me kalldrëm dhe kjo shkaktoi disa rrëzime, mes tyre edhe Froome që u përplas me një shok skuadre. Por lideri i Team Sky arriti të bashkohej me grupin dhe të mos humbiste shumë sekonda ndaj Van Avermaet.

Të hënën është dita e parë e pushimit dhe gara risin të martën me një etapë prej 158,5 kilometrash nga Annecy në Le Grand-Bornand.

Renditja pas etapës së nëntë

  1. John Degenkolb (Trek-Segafredo) 3h 34’ 26”
  2. Greg van Avermaet (BMC) 3h 34’ 26”
  3. Yves Lampaert (Quick-Step) 3h 34’ 26”
  4. Philippe Gilbert (Quick-Step) +19”
  5. Peter Sagan (Bora-Hansgrohe) +19”
  6. Jesper Stuyven (Astana) +19”
  7. Bob Jungels (Quick-Step) +19”
  8. André Greipel (Lotto-Soudal) +27”
  9. Edvard Boasson Hagen (Dimension Data) +27”
  10. Timothy Dupont (Wanty) +27”

Renditja e përgjithshme

  1. Greg van Avermaet (BMC) 36h 7’ 17”
  2. Geraint Thomas (Team Sky) +43”
  3. Philippe Gilbert (Quick-Step) +44”
  4. Bob Jungels (Quick-Step) +50”
  5. Alejandro Valverde (Movistar) +1’ 31”
  6. Rafal Majka (Bora-Hansgrohe) +1’ 32”
  7. Jakob Fuglsang (Astana) +1’ 33”
  8. Chris Froome (Team Sky) +1’ 42”
  9. Adam Yates (Michelton-Scott) +1’ 42”
  10. Mikel Landa (Movistar) +1’ 42”

 

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Afrika e Europës është kampione e Botës

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 23:05
Nga periferia në qiell

Triumfi francez në Kupën e Botës mund të quhet pa diskutim edhe fitorja e multikulturalizmit. Sepse Franca quhet, prej shumë vitesh, Afrika e Europës. Dhe ngjitet në majë të botës për herë të dytë duke i reskpektuar në maksimum tri parimet e saj: libertè, fraternitè, egalitè e… Mbappé.

Por jo vetëm ai. Në radhët e skuadrës së drejtuar mjeshtërisht nga Dider Deschamps, ka lojtarë që vijnë nga periferitë, por që kanë tërhequr “karrocën” duke ngritur Francën në qiell. E nëse kjo Francë mund të quhet pa frikë si Brazili i ri, atëherë Parisi ngjan edhe më shumë me Rion, për favelat, lagjet e varfra, por të pasura me talente.

POGBA – Pas një Europiani zhgënjyes, tani vendos duart te trofeu më i çmuar. i rritur shpejt nga prindër të ndarë, në “banlieue” – periferitë e Parisit, ka treguar shpejt pasion për futbollin. Por Paul nuk ka vetëm këmbë. Lexon shumë, sidomos mbi fenë islame dhe mbi problemet e Afrikës në përgjithësi e të Guinesë “së tij” në veçanti.

UMTITI – Kamerunas i natyralizuar francez, është ndër personazhet kryesorë të këtij Botërori. Thuajse e pamundur për ta kaluar në dyluftime trup më trup, e vështirë për t’u përballuar kur hidhet në sulm. Edhe ai djalë periferie, di si t’i kapërcejë pengesat.

MBAPPE – Kandidat për Topin e Artë (në garë me Griezman që ka fituar edhe Europa League, pa përjashtuar Modric). Edhe ai i rritur në periferitë e Parisit. Babai kamerunas trajner moshash në futboll, mamaja algjeriane dhe kampione në volejboll. Nga fushat me dhe në rrethina mbërrin në Paris dhe në majë të botës.

KANTE – Nuk është kampion, por në fushë është një makinë e vërtetë, konstant në lëvizje dhe i saktë. Talent nuk ka shumë, por nuk i mungon vullneti. Të gjithë e mbajnë mend si një djalë trupvogël që mblidhte plehrat, ndërsa tani është kampion bote me Francën, pa harruar Malin “e tij”.

MATUIDI – Njeriu që sjell ekuilibrin në mesfushë. Vendimtar për Deschamps aq sa edhje për Allegrin te Juventus. Djali i dy prindëve nga Angola, Blaise është lojtar që jep garanci, edhe në pozicionin jo natyral ku luajti këtë Botëror.

Emigrantët i dhuruan Francës Kupën e Botës. Me një skuadër të re, multirracore dhe modern./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Tani është zyrtare: Adios Sampaoli

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 22:38
Të reja nga Argjentina

Këtë të diel erdhi dhe formalizimin i diçkaje që duhet të kishte ardhur disa ditë më parë: Jorge Sampaoli nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Argjentinës pas marrëveshjes së tij Federatën e Futbollit të Argjentinës për pjesën e mbetur të kontratës.
Kjo u raportua nga AFA nëpërmjet një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e saj. AFA nuk dha numra specifike se sa i kushton largimi i trajnerit,  gjithashtu dhe dy ndihmësit e tij, përgatitësi fizik Jorge Desio si dhe analisti i videove Matías Manna.

Deklarata zyrtare e AFA-s për largimin e Sampaolit:
“Federata e Futbollit Argjentinas dhe Jorge Sampaoli arritën një marrëveshje të përbashkët për të përfunduar ciklin e tyre për drejtimin e ekipit kombëtar të Argjentinës. Sot, Federata e Futbollit Argjentinas dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar, Jorge Sampaoli, kanë rënë dakord reciprokisht për përfundimin e kontratës së tyre. Gjithashtu, përgatitësi fizik, Jorge Desio dhe analisti i videove, Matías Manna, të cilët bënë vetëlargim”.

“Federata falënderon profesionistët për aktivitetin e zhvilluar me kombëtaren gjatë ciklit të tij”.

Sampaoli kishte dhe pesë vite kontratë me AFA-n, që do të thotë se ata duhet t’i shlyenin atij 20 milion dollar në bazë të kontratës së nënshkruar para se të niste Botërori i Rusisë. Megjithatë, marrëveshja duket se i ka sjellë përfitime Federatës së Futbollit të Argjentinës, e cila tashmë është e lirë që të zgjedhë dikë tjetër në krye të përfaqësueses. /EDS/
**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Luka Modric: I trishtuar, por krenar

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 22:20
Ndjenjat e kapitenit

Luka Modric ka fituar “Topin e Artë” të turneut të Kupës së Botës, por atë “të vërtetin” duhet që të pres një tjetër vit, Kroacia e tij ka humbur në finale të Botërorit dhe ai është pak i zhgënjyer në “Luzhniki Stadium”. Megjithatë, deri më dje ai po kuotohej si lojtari që po të fitonte Kupën e Botës do të ishte kandidati kryesor për të fituar edhe “Topin e Artë”. Tashmë na mbetet vetëm të shohim se çfarë do të ndodhë deri atëherë kur “France Football” të vendosë se kush do të jetë fituesi.

“Jam i trishtuar sepse kemi humbur, por në të njëjtën kohë jam krenar për të gjithë atë që kemi bërë në Rusi. Nuk është e lehtë të humbasësh. Duhet të presim që emocionet të qetësohen. Kemi qenë skuadra më e mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por nuk arritëm që të tregonim saktësi në shënim, pësuam edhe ata gola duke qenë të pafat. Kështu, francezët janë ata që po festojnë tani, por ne jemi krenarë për atë që kemi arritur”, ishin këto fjalët e para të Modric.

Mesfushori i Real Madrid dhe lojtari që ka vrapuar më shumë në këtë Kupë Bote e mban kokën lartë: “E lamë zemrën tonë në fushën e lojës. Dhamë të gjithë atë që kishim brenda. Pavarësisht se kemi humbur, por në Rusi kemi bërë diçka që këtu do të kujtohet për shumë kohë”, u shpreh qartësisht kapiteni i Kroacisë Luka Modric në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp pas finales kundër Francës. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.