Progni: Përse Teuta mos të 'ëndërrojë' titullin kampion?!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Shtator 2018 22:28
Befason mesfushori

Teuta e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin duke grumbullar 5 pikë në tre ndeshjet e para, ndërsa nuk ka pësuar asnjë gol edhe pse është përballur me ekipe të forta si: Flamurtari, Tirana apo edhe Kamza. Bregdetarët i kanë të qartë objektivat në këtë edicion: pjesëmarrja në kompeticionet evropiane nuk diskutohet. Bledi Shkëmbi dëshiron që ta nisë me trofe aventurën me bregdetarët dhe i të njëjtit mendim është edhe mesfushori sulmues Gerhard Progni, i cili u bashkua me “Djemtë e Detit” vetëm në fund të merkatos. Gjatë një interviste për “Super Sport”, ai thotë se Teutën duhet ta llogarisin për titull.

Rikthimi te Teuta – “As unë vetë nuk e prisja që në ditën e fundit të merkatos të isha tek Teuta, por tani jam i kënaqur me këtë gjë. Tani, e rëndësishme është që u gjet akordi mes të dy palëve, dhe u arrit më e mira për mua. Edhe më përpara, kam qenë mjaft i kënaqur me stafin dhe me presidencën këtu në Durrës. Edhe tani, sidomos që është trajner edhe profesor Bledi, kemi qenë shokë skuadre, është akoma më e lehtë për mua.”

Kundër Kukësit si ish – “Është e vërtetë që këto vitet e fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë si në Shqipëri edhe në Europë, por në fushën tonë besoj se nuk duhet të bëjmë hapa fals. Besoj se do jetë një ndeshje e fortë dhe e luftuar, por në fund do buzëqeshim ne.”

Mundësitë dhe dëshirat  – “Mirë do ishte të jemi në grupet e Champions Leagues, por e rëndësishme është që të kapim Europën. Nëse kapim Europën me këtë grup që kemi këtë sezon, do ishte një arritje e mirë. Më pas, oreksi vjen duke ngrënë. Nëse do jemi afër vendit të parë, pse të mos e provojmë”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike