Prognoza per futboll

09 Prill 2019

Futbolli është një lojë që përfshin rreth vetes shumë individë. Jo vetëm 22 futbollistë në fushë dhe trajnerët, por pjesa më e rëndësishme e një ndeshjeje futbolli qëndron para apo pas një ndeshjeje, sepse ka qindra njerëz që punojnë për të sjellë në fushë ata lojtarë. Kështu, punën e mirë të tyre e vlerësojnë njerëzit që ulen në shkallët e stadiumit dhe ata që e shohin nga televizori, pa harruar kritikët dhe opinionistët. Pra, është një miksim që në fund na sjell një shfaqje, ashtu si në teatër.

Megjithatë, për të përcaktuar saktë rezultatine një ndeshjeje bëhet prognoza përfutboll. Prognoza për futboll nuk është parashikimi i rezultatit të njëndeshjeje, por parashikimi i lojës, i lojtarëve dhe stafeve duke sjellë shifradhe fakte rreth të rejave më të fundit të ekipeve që përballen.

Prognoza për futboll pak a shumë është një shikim paraprak i dy kampeve. Që do të thotë se bëhet analiza e lojtarëve një për një, e trajnerit, marrëdhëniet në skuadër si dhe në fund e gjyqtarit që do të marrë në dorë drejtësinë e këtij takimi që do të ndodhë. Kështu, prognoza e bërë para ndeshjeve sjell atmosferën dhe na bën të besojmë se do të ndodhë ajo që parashikohet.

Prognoza për futboll shpesh sjell dhe një parashikim të saktë të rezultatit të ndeshjes. Qoftë me gola apo dhe kartonë. Pasi ka ndeshje që parashikohen të jenë të ashpra e ka që dhurojnë spektakël.

Prognoza për futboll në vendin tonë është zhvilluar dhe si emisionin televiziv nga gazetarët e Tele Sport. Ky televizion sportiv dhe gazetarët e tij bënin prognozën e ndeshjeve më të zjarrta të kampionateve më të dëgjuar në Europë. Jo rrallë herë ata kanë qenë të saktë me ato fakte që kanë analizuar dhe rrjedha e ndeshjes ka qenë ashtu siç është pritur.