Protokolli ka ndryshuar, ja si Cristiano Ronaldo mund të luajë sfidën e Champions kundër Messi

23 Tetor 2020

Është një luftë kundër kohës, por asgjë nuk ka përfunduar. Juventus mori një goditje të rëndë, pas lajmit se Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë pozitiv me Covid-19. Gjithsesi “Zonja e Vjetër” mund të shpresojë ende që të ketë shërbimet e sulmuesit portugez në ndeshjen e 28 tetorit kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve.

CR7 nuk do ta humbasë përballjen kundër rivali të tij të përhershëm Lionel Messi dhe mund të kapet fortë pas protokollit të përditësuar nga UEFA. Në nenin , pika 7 të rregullores për rikthimin në lojë, të hartuar në fillim përcaktohej se një lojtar mund të riintegrohet në skuadër nëse paraqet dokumentet e shërimit të plotë, të paktën një javë përpara ndeshjes. Por, protokolli ka ndryshuar dhe tani, mjafton që një lojtar të jetë shëuar edhe 48 orë përpara se të rikthehet në fushë. Me këtë skenar Cristiano Ronaldo shpreson ende të luajë sfidën në Champions, por gjithçka do të varet nga përgjigja e tamponit të radhës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com