Pse refuzoi Barçën? Griezmann tregon momentet e vështira gjatë merkatos

Antoine Griezmann nuk ndihet i penduar që ka refuzuar të luajë me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi francez ishte një nga lojtarët kryesorë që u kërkua nga katlanasit gjatë merkatos së verës. Madje, të dy palët ishin pranë akordit për nënshkrimin e 26-vjeçarit, por ky i fundit vendosi që të qëndronte në “Wanda Metropolitano”.

I pyetur së fundmi nga Telefoot, nëse është penduar që ka refuzuar një mundësi të tillë, që shumë futbollistë e ëndërrojnë, ai është shprehur i bindur për zgjedhjen e tij. Fituesi i “Kupës së Botës”, e ka cilësuar këtë zgjedhje si “vendimin më të komplikuar në jetën e tij në karrierën profesionale”. Marrëdhënia e mirë me trajnerin Diego Simeone ka bërë që lojtari të bindet për të vazhduar aventurën me Atletico Madrid.

“Nuk pendohem që kam qëndruar te Atletico dhe nuk zgjodha Barçën. Ashtu siç thashë, ata më kanë dhënë shumë dashuri. Ky ishte vendimi më i vështirë që kam ndërmarrë deri më tani në karrierë.

Ishte një moment që nuk ndihesha mirë. Kam folur me gruan time, jam zgjuar në orën tre të mëngjesit për ta pyetur se çfarë duhej të bëja. Fola me të, por nuk mund të më ndihmonte. Disa persona të familjes sime dëshironin që unë të qëndroja te Atletico të tjerë të shkoja te Barcelona, kështu që ishte tepër e komplikuar”- ka sqaruar Griezmann.

Sulmuesi francez ka zhvilluar 145 ndeshje në total me Atleticon, ku ka shënuar 80 gola. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan