Paris Saint-Germain dëshiron të transferojë Hecto Bellerinin në këtë verë nga Arsenali.
Mbrojtësi spanjoll duket se nuk është i lumtur më te The Gunners dhe është i gatshëm për një aventurë të re në Evropë.
Sipas asaj që raporton The Guardian, PSG i ka ofruar Arsenalit 25 milionë euro plus pesë milionë të tjerë bonuse për transferimin e mbrojtësit të djathtë.
The Gunners janë të detyruar që të shesin një lojtar për të mbuluar transferimin e anëtarit më të ri Gabriel Magalhales, mirëpo hezitojnë të largojnë Bellerinin.
Mbrojtësi spanjoll ka zgjuar interesimin edhe të Bayern Munichut dhe Juventusit, por kampioni nga Ligue 1 po i prinë garës. /Telegrafi/
Coronavirus – Statistikat
TotalKosova
Infektuar
Shëruar
Vdekur
Data credits CSSE at JHU
Shfaq statistikat COVID-19
Trendi i Coronavirus-it në Kosovë
Data credits:corona-ks
Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com