PSG akoma nuk ia ka ofruar Neymarit kontratën e re

20 Mars 2020

Paris Saint-Germaini ka qenĂ« nĂ« bisedime me Neymarin pĂ«r kontratĂ«n e re, mirĂ«po klubi akoma nuk i ka bĂ«rĂ« ofertĂ« sulmuesit – njofton Le10 Sport.

E ardhmja e brazilianit në Parc de Princes është vënë në dyshim gjatë çdo afati kalimtar, pasi ai dëshiron të luajë në një ligë më të fortë.

Ndërkohë, kthimi i tij te Barcelona ka qenë mjaft i përfolur në afatet e kaluara kalimtare dhe pritet që katalunasit të tentojnë sërish në verë.

(Foto: UEFA – Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Megjithatë, kampioni i Ligue 1 do të përpiqet ta bindë Neymarin që të qëndrojë më gjatë në kryeqytetin francez.

Por, PSG akoma nuk i ka bërë ofertë zyrtare për vazhdimin e kontratës, edhe pse dy palët thuhet se janë shumë larg për arritjen e marrëveshjes. /Telegrafi/

www.telegrafi.com